Meta pret kreun e Komunës Dibër e Madhe në Maqedoninë e Veriut: Dibranëve do t’u këndojnë gjithmonë pushkët, sa herë do ta kërkojë Atdheu

Premte, 06 November 2020 11:18

 

Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti sot në një takim kryetarin e Komunës Dibër e Madhe në Maqedoninë e Veriut, z.Hekuran Duka.

Presidenti Meta, pasi u njoh me gjendjen shëndetësore të bashkëkombasve tanë dhe qytetarëve të kësaj komune në përballje me pandeminë COVID-19, e nxiti z.Duka për nevojën e rritjes së shërbimeve cilësore dhe investimeve në infrastrukturë, me ndikim të drejtpërdrejtë në përmirësimin e kushteve të jetesës së të gjithë banorëve të kësaj Komune dhe në frenimin e fenomenit shqetësues të shpopullimit.

 

Në këtë kuadër, Presidenti Meta theksoi rëndësinë që ka një bashkëpunim më i ngushtë me Bashkinë e Dibrës, si dhe realizimi i projekteve të përbashkëta kulturore, arsimore e sportive, që do ta forconin më shumë unitetin dhe ndjenjën e krenarisë kombëtare.

Presidenti Meta e pranoi me kënaqësi ftesën e Komunës Dibër e Madhe dhe shoqatës “Bashkësia Dibrane”, për të marrë pjesë në aktivitetet që do të organizohen me rastin e 111-vjetorit të “Kongresit të Dibrës” dhe përkujtimit të kryengritjeve për liri dhe pavarësi, në nderim të përpjekjeve të lavdishme të dibranëve për mbrojtjen në çdo kohë të çështjes kombëtare.

 

“Gjithë kombi përulet me nderim e mirënjohje ndaj kontributit të dibranëve për Lirinë dhe Pavarësinë e Atdheut, por edhe për ndikimin e madh që kanë pasur në botën dhe kulturën shqiptare.

 

Dibra në shekuj ka qenë kështjella natyrale e lirisë së shqiptarëve dhe një nga epiqendrat më të spikatura dhe më të flakta të shqiptarizmit dhe betejave për liri.

Dibranëve u kanë kënduar dhe do t’u këndojnë gjithmonë pushkët nëpër kulla sa herë do ta kërkojë interesi më i lartë i Atdheut”, – u shpreh Kreu i Shtetit.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...