Zbulohet skandali me katolikët shqiptarë në akt-akuzën e Speciales

Premte, 06 November 2020 11:34

 

Një skandal është zbuluar pas publikimit të dokumentit të Gjykatës Speciale për aktakuzën e konfirmuar ndaj krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi.

Në një pjesë të kësaj akt-akuze, ku pretendohet për krimet që kanë kryer krerët e UÇK-së, Specialja i ka paraqitur katolikët si grup i veçantë jashtë popullatës shqiptare, bashkë me serbët, ashkalinjët dhe romët. Lidhur me këtë formulim të Speciales ka reaguar mes shumë të tjerëve edhe shkrimtari dhe publicist i njohur, Ndue Ukaj, i cili i takon besimit katolik.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se formulimi i tillë është i marrë, puro politik dhe përbën një mega-skandal, prandaj edhe duhet t’a shqetësojë secilin shqiptar, e veçanërisht shqiptarët katolikë.

POSTIMI I PLOTE

 

Si shqiptar katolik dhe si qytetar i këtij vendi ndjehem tmerrësisht i fyer dhe i ofenduar nga formulimet neveritëse të Gjykatës Speciale, në aktakuzën e së cilës kundër krerëve të UÇK-së, katolikët paraqiten si grup i veçantë, bashkë me serbët, ashkalinjët e romët.

Një formulim i tillë është i marrë, puro politik dhe përbën një mega skandal, prandaj edhe duhet t’a shqetësojë secilin shqiptar, e veçanërisht shqiptarët katolikë.

E vërteta është se shqiptarët – katolikë, myslimanë, protestanë dhe të pafe – së bashku kanë zhvilluar luftë për liri, pavarësi dhe demokraci, në atdheun e tyre autokton, ku janë shtypur e vrarë nga regjimi barbar i Serbisë.

Një tendencë e tillë qartësisht ka prapavijë të rrezikshme politike.

Sepse ne të gjithë e dimë se shqiptarët kështu dëshiron t’i paraqesë vetëm Serbia.

Një pretendim i tillë është ahistorik, jo etik dhe më së paku ka të bëjë me drejtësi. Prandaj, asnjë shqiptar nuk duhet ta gëlltit këtë intrigë të rrezikshme

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...