Arrestimi i Thaçit/ Berisha: Akuzat ndaj tyre bazohen në raportin e stisur të serbofilit Dik Marti

Premte, 06 November 2020 11:36

 


Ish-kryeminsitri Sali Berisha e ka cilësuar një akuzë politike dhe shpifje të serbëve akuzat ndaj Presidentit Hashim Thaçi, i cili sot është dërguar në paraburgim në Hagë.

Berisha deklaroi në ‘Opinion’ se akuzat ndaj lidershpit të UÇK janë qesharake dhe janë bazuar në stsjen e raportit të senatorit Dik Marti, raport i cili u bë në zyrat serbe.

 

‘Së pari zoti Fevziu duhet të shpreh nderimin tim, solidaritetin më të madh për qytetarët e Kosovës për luftën e UÇK, e cila përbën faqen më të ndritur të historisë tonë kombëtare. Së dyti dua të them se kemi të bëjmë me një procedurë të paralajmëruar krejtësisht dhe qartësisht për vite e vite. Kemi të bëjmë me një proces i cili në vlerësimin tim dhe bindjen më të thellë u femrontua në Beograd duke përdorur senatorin Dik Marti. Unë e kam njohur atë senator, ai ishte një serbofil dhe rusofil me çizme i papërmbajtur. E ka pronuar vetë Vukçeviç ish prokuror i beogradit në atë kohë, që raporti i Dik martit ishte në 80% i dhënë nga serbët. Personalisht e kundërshtova në të gjitha forumet ndërkombëtare duke e cilësuar si një trillim, sepse në mënyrën më djallëzore ky kishte vendosur në boshtin e raportin transplantin e organeve i cili është krimi më monstruoz. Me njohuritë e mia qoftë politike dhe qoftë mjekësore kisha bindje që ky ishte një trillim i stisur, pasi vetë Millosheviçi në Hagë nuk e përmendi kurrë këtë. Këtë histori e stisën shërbimet, dhe gjetën një fshatar në Burrel dhe e akuzuan se ai e bëri shtëpinë spital, marrëzira. Veç kësaj hapën një klinikë në Prishtinë e cila merrej me blerje organesh për ta bërë më të besueshme akuzën. Zoti Thaçi bëri një gabim të rëndë, nuk ngriti padi civile. Sigurisht ata që stisën raportin e tranplantit të organeve ata bëhë pastaj që të bëhej i detyrueshëm hetimi i raportit. U bazua e tëra mbi një falsitet. Se si i ndërrojnë akuzat ëhstë punë tjetër. Kosova në atë periudhë ishte peëshja që merrte vendime për Kosovën. Në dijeninë time përpjekje të jashtëzakonshme rusët për të çuar çështjen në Gjykatën e Hagës. SHBA dhe BE nuk pranuan një variant të tillë dhe ngritën një Gjykatë të Kosovës në Hagë. Këtu ëhstë bërë një gabim shumë i rëndë. Gabimi i madh është që ajo ëhstë pranuar e njëanëshme. Nuke votoja kurrë unë një gjykatë që heton vetëm krimet e shqiptarëve’, tha Berisha.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...