Gazment Bardhi i përgjigjet Ramës: Me batuta të lodhura, sorollatet nëpër sheshet e plehrave me të njëjtin tekst mashtrimesh

Premte, 06 November 2020 17:51

 

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi i përgjigjet kryeministrit Rama me një video.

Përmes Facebook, Bardhi thotë se Rama u sorollat edhe sot nëpër sheshet e plehrave, duke përsëritur të njëjtat batuta dhe premtime të lodhura e shëmtuara, siç tha ai.

 

STATUSI I PLOTE
Një orë fjalim sot tek fusha e plerave, përsëriti të njëjtat gënjeshtra për PD, Lulzim Bashën, procesin e përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë nga PD dhe për Opozitën e Bashkuar.

 

Mjafton të dëgjosh Edi Ramën për të kuptuar se në 8 vite pushtet si Kryeministër nuk i ofroi asgjë shqiptarëve, asnjë ide, asnjë premtim i mbajtur, asnjë zhvillim.

 

Nuk ka asnjë bilanc në qeverisje, përveç projekteve që në 2 mandate mbeten vetëm në 3D, ndërkohë që nuk ka më propagandë që fsheh krimin dhe korrupsionin e Qeverisë së Dështimit. Vetëm me fjalë, tallje, fyrje dhe mashtrime nuk zgjidhen dot hallet e shtuara të qytetarëve shqiptarë.

 

U lodh kot deri tek plehrat, duke fyer dhe keqpërdorur socialistët e ndershëm, për gjoja përzgjedhjen 3D të kandidatëve për deputetë. E kishte më afër burgun, për të bërë atë që ka 8 vite që bën, përzgjedhjen e kandidatëve me krimin e organizuar

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...