Lavatricja e parave te droges sulmon opoziten

Premte, 06 November 2020 17:54

 

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj vizitoi sot njësinë 11 në Tiranë. Në fjalën e mbajtur para banorëve, Veliaj tha se Tiran është kthyer në një kantier pune. Kryebashkiaku ja kushtoi një pjesë të fjalimit të tij për projektet sulmeve ndaj opozitës.

“Kemi krijuar një oaz: rregulluam fillimisht kopshtin dhe çerdhen, më pas shkollën “Ahmet Gashi”, filluam shkollat e reja dhe vijuam me terrenet sportive. PD-ja jo vetëm nuk e ka më bastion, sepse bastionet sot shkojnë tek ai e ajo që punojnë, jo tek ai e ajo që bllokojnë dhe thonë: i kam peng pas politikës, do i përçaj, që t’i sundoj këta njerëz. Ne i bashkojmë njerëzit dhe kjo është arsyeja pse ndihem shumë mirë që ky jo vetëm nuk është një bastion i paaftësisë dhe gjumit, por bastion i punës”, deklaroi Veliaj.

 

Sipas Veliajt, Presidenti dhe përfaqësuesit e opozitës janë kthyer në brigadierë në Bashkinë e Tiranës. “Jam i sigurt që do ndodhë edhe këtu, siç ndodhi te “Sami Frashëri”, do vijnë edhe këtu të thonë: betoni, betoni, betoni! Po fëmijët nuk do luajnë në llucë, shtrohet një shtresë betoni, mbi të shtrohet tartani. Do ju vijë Mona me Joridën te kangjellat, do varen këtu e do thonë: kush punoi, kush s’punoi. Lajmi i mirë është sot se vetëm një njeri po kandidon për kryeministër, Edi Rama. Ilir Meta me Monikën dhe Luli me Joridën po kandidojnë për supervizorë dhe brigadierë punimesh në Bashkinë e Tiranës. Ndaj, u themi: Kemi vende pune për supervizorë, jeni të mirëpritur, të paktën tani e dimë që ambicja e tyre është të jenë brigadierë komunaleje”, u shpreh Veliaj

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...