Kryeministri akuzon LSI, i kundërpërgjigjet Elona Guri: Ti je një zuzar delenxhi që do përfundosh keq!

Saturday, 07 November 2020 09:10

 

Sado që Edi Rama ta mbajë mendjen te LSI, nuk ka më asnjë shans ti jepet dora si në vitin 2013, sepse ai shkeli çdo marrëveshje, ka kanabizuar Shqipërinë, vodhi me bandat zgjedhjet, shkatërroi demokracinë me “timonin dhe tepsinë” krejt për vete, nuk do integrimin në BE, komandohet nga oligarkët duke përdorur buxhetin e shtetit, mori çdo pushtet për vete, dëmtoi rininë duke e larguar nga Atdheu, nuk rriti pensionet; Edi Rama nuk ka asnjë shpresë pas 25 prillit, ndaj LSI-PD do bëjnë qeverinë e re.

Një ditë pasi Lëvizja Socialiste për Integrim denoncoi mashtrimet e rilindjes dhe mos ndërtimin e banesave për qytetarët e prekur nga tërmeti në Durrës, Edi Rama shkoi me urgjencë në qytetin bregdetar. Angazhimi i strukturave të LSI në këtë qytet dhe denoncimet e forta që janë bërë ditët e fundit, kanë shqetësuar Rilindjen për disfatën që i pret më 25 prill. Në një takim të improvizuar me administratën e PS në Durrës, Edi Rama kërcënoi qytetarët e prekur nga tërmeti, se nëse nuk votojnë PS-në më 25 prill nuk do të kenë banesa. Deklarata kërcënuese e kreut të qeverisë është një shkelje flagrante e ligjeve dhe një sjellje jo normale politike. Me këtë kërcënim, Edi Rama faktoi se akuzat e LSI dhe PD për mashtrimin me ndërtimet janë të vërteta. Pra, qeveria nuk ka ndërtuar asnjë shtëpi në Durrës, por vetëm shantazhon qytetarët për votën dhe u thotë se po fituan, pas 25 prillit mundet të hidhet ndonjë tullë për banesat. Qytetarët e Durrësit të prekur nga tërmeti, por jo vetëm ata, prej vitesh janë terrorizuar nga bandat dhe pushteti okult i betonit dhe interesave të dyshimta. Kur një kryeministër shkon dhe i kërcënon hapur më të njëjtën gjuhë si të fortët, e vetmja përgjigje që duhet t’i japin është refuzimi masiv më votë i këtij modeli.
Më shumë se gjysma e fjalimit të Edi Ramës në Durrës ishte kundër LSI-së, kryetares së saj, Monika Kryemadhi, drejtuesve lokalë dhe sigurisht, siç është në stilin e kryeministrit, kundër kreu të shtetit Ilir Meta. Kur kryeministri i vendit dhe drejtuesi i asaj që e quan veten parti e madhe në vend i kushton shumicën e fjalimit një kundërshtari politik, pavarësisht se çfarë thotë, kjo nuk duhet parë si problem. Përkundrazi, sulmet e kreut të qeverisë ndaj një partie opozitare tregojnë se forca e saj elektorale është një shqetësim real për qeverinë dhe pushtetin e tij. Ndryshe Edi Rama do të merrej më shumë, fjala bie me partitë e reja që po dalin ferrave nga opozita parlamentare, dhe jo më PD dhe LSI që i sheh si kërcënuesit real të karriges së pushtetit. Në fjalimin e Edi Ramës me fyerje personale ndaj drejtuesve të LSI, kishte dhe një kontradiktë të fortë. Sipas tij, LSI ka bërë punë të mira kur ka qenë në qeveri me PS, por në qeverinë me PD dhe Lulzim Bashën nuk do të bëjë asgjë të mirë. Në fakt gjatë këtyre viteve nuk ndryshoi LSI, por qeverisja e Rilindjes që degradoi në udhëheqje vetëm për oligarkët dhe koncesionet. Thelbi i deklaratës së Ramës se “LSI bën punë të mira vetëm me PS” , ngjan dhe si një diversion brenda radhëve të opozitës dhe zgjodhi ta bëjë pikërisht në Durrës, aty ku ekuilibrat politikë kanë ndryshuar ndjeshëm në favor të LSI-së.
Diversioni i Ramës që shan gjithë ditën në mënyrë vulgare LSI, por dhe kujton me mall kohërat kur kjo parti i garantonte qeverisjen dhe shumicën parlamentare, ka marrë dje një përgjigje të fortë dhe të prerë nga Durrësi. Elona Guri, anëtare e Kryesisë së LSI dhe drejtuese politike e Qarkut Durrës, se koha kur LSI-në e kishte në krah ka marrë fund dhe tani do ta ketë vetëm përballë. Duke ju përgjigjur më të njëjtin nivel të gjuhës që përdor Edi Rama, Guri u shpreh se kryeministri është bashkuar me zuzarët, ndërsa përballë do të ketë atdhetarët. “Koha më e lavdërueshme e jotja është pikërisht 2013, kur i luteshe Ilir Metës dhe i kërkoje falje për çdo gjë. Sot, megjithë dëshirën tënde të sëmurë për ta pasur LSI-në në krah e ke marrë përgjigjen dhe nuk do t’a kesh më. Në krahun tënd, si sot tek plehrat do kesh arkitektët e plehrave asnjë tjetër! Tani që zuzarët u bënë bashkë të gjithë qytetarët dhe atdhetarët do jenë bashkë”,- deklaroi në një postim në Facebook, Elona Guri.
Sado Edi Rama ta mbajë mendjen te LSI, nuk ka më asnjë shans ti jepet dora si në vitin 2013, sepse ai shkeli çdo marrëveshje, ka kanabizuar Shqipërinë, vodhi me bandat zgjedhjet, shkatërroi demokracinë me “timonin dhe tepsinë” krejt për vete, nuk do integrimin në BE, komandohet nga oligarkët duke përdorur buxhetin e shtetit, mori çdo pushtet për vete, dëmtoi rininë duke e larguar nga Atdheu, nuk rriti pensionet; Edi Rama nuk ka asnjë shpresë pas 25 prillit, ndaj LSI-PD do bëjnë qeverinë e re.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...