Fushata/Qasja Europiane e Bashës dhe Kryeministri i facebooku-t

Saturday, 07 November 2020 12:33

Sot askush nuk ka dyshim , e provuar kjo edhe me përgjimet e Bild që Shqipëria qeveriset nga një qeveri ilegjitime. Sekti i rilindjes shquhet për vjedhje votash dhe organizim të zgjedhjeve të para moniste në 30 vjet demokraci . Regjimet që dalin nga zgjedhje të vjedhura instalojnë diktatura ose narko diktatura sipas rastit , pra sot de fakto e de jure, Shqiperia është nën diktaturën e narko trafikut të rilindjes .Qeveritë ilegjitime sigurisht sjellin pasoja të rënda politike, ekonomike e sociale dhe përqëndrimin e pushtetit në duart e një njeriu . Ky është rasti i Shqipërisë.

Mosfunksionimi i Gjykatës Kushtetuese i duhet Edi Ramës që të thellojë me tej paligjshmërinë dhe hajdutërine e tij nëpërmjet ligjeve në kundërshtim me Kushtetuten qe qeveria e tij kalon ne nje Parlament monist dhe kllounash.

Qeverisja e Edi Ramës është e lidhur ngushtësisht me mafien dhe mbahet në pushtet nga mafia, ky fakt është provuar në këto tetë vite 100,000 herë nga ana e kryetarit te opozitës dhe kryeministrit në hije Lulzim Basha dhe opozitës së bashkuar. Por nuk kane qenë të pakta edhe mediat nderkombetare të cilat e kanë denoncuar paligjshmerine e kësaj qeverie,si Bildi etj të cilet me përgjimet e faktet që nxjerrin përditë e zhveshin totalisht lakuriq këtë kryeminister,duke u treguar shqiptarëve dhe Europës që vendi ynë sot drejtohet nga mafia.

Ndërsa Lulzim Basha vjen përditë me një plan të besueshëm ,konkret dhe të zbatueshëm për t'u vënë në funksion të qytetarëve të cilët sot janë më të varfër se kurrë dhe të prekur rëndë nga pandemia e cila i ka futur në borxhe edhe më të rënda,pasi edhe mjekimet qytetarët po i marrin me lista pasi kushtojnë shumë.
Lulzim Basha në këto kohë të vështira pandemie ka qenë çdo ditë në krye të detyres duke denoncuar çdo aferë korruptive që kushton miliona euro në kurriz të qytetarëve shqiptare, ka krijuar më ekspertët e tij programe të cilat mund t'a nxjerin vendin nga kriza e t'ju vijnë këto kohë ne ndihme qytetarëve siç eshte plani me 5 pika i cili permban :
1. Mbështetje dhe përgatitje e sistemit shëndetësor
2.Garantimin e sigurisë se fëmijëve dhe mësuesve nëper shkolla
3.Mbeshtetja e atyre që kanë humbur vendet e punës.
4.Ndihmë për biznesin e vogël: Mbështetje e drejtpërdrejtë për të gjitha bizneset e vogla të prekura nga pandemia. Çek prej 1000 euro për çdo biznes të vogël aktiv.
5. Mbështetje për biznesin prodhues dhe punëdhënësit e mëdhenj, si edhe rritje rrogash për mjekët e infermieret si në të gjitha vendet e Europës.
Basha është përditë në terren,përditë me ekspertët e sistemit shëndetësor, bizneset duke ju shpalosur njëkohësisht edhe programin e tij , te cilin e ka ndërtuar më ekspertët më të mirë të CDU-se se Angela Merkel dhe ka treguar se ky program funksionon.
Nuk mund të lëme pa përmendur edhe takimin e Lulzim Bashës me studentët,takim ky që bëri bujë të madhe,duke përmendur këtu edhe një pikë të programit të tij i cili i prit mjaft mirë nga studentët siç ishte stazhi falas për 10,000 studentët më të mirë çdo vit. Por ndërkohë që ai ishte pranë tyre ,kryeministri hokatar i cili e ka mendjen vetëm sesi të përfitojë nga koncensionet dhe PPP e tij korruptive nuk pushonte nga faceboku duke sulmuar opozitën me mënyrat më të turpshme të mesjetare, është qasja më anti europiane te sulmosh opozitën në atë lloj mënyre.

Shqipëria sot ka nevojë për nje kryeministër më qasje perendimore, për një kryeministër me një program konkret , për nje  kryeminister te vertete e jo të qeverisë nga facebook-u, për një kryeministër larg botes se errët të krimit dhe elokuent si Lulzim Basha, dhe pastaj rruga për në Europë do të jetë më e shpejtë”

Modifikuar më Saturday, 07 November 2020 13:03
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...