Presidenti i Republikës dhe sekti i marrë peng.

Saturday, 07 November 2020 13:26

Vendi sot është pa Gjykatë kushtetuese dhe pa Gjykatë të Lartë .
Tonelatat e drogës,kokainë, heroinë, kanabis vërshojnë lumë . Krimi është ulur kembekryq, ndërsa ai i organizuari është i zënë me drejtimin e shtetit . Ekonomia është në humnerë dhe kryetari i sekretit të rilindjes "qeveris "nga facebook-u. Është luks të përdorësh fjalën qeveris së përveç vjedhjes së inceneratoreve ,korrupsionit të unazës ,tenderave sekrete,karrigeve të shtrenjta të ministres së drejtësisë në kohë pandemie këtu nuk qeveriset ,këtu goditet opozita dhe presidenti ,prishet konsensusi zgjedhjeve dhe praktikisht Shqiperia ka vetëm mjerim e krim .
Të gjitha këto ndodhen sepse diktatoruci i fundit në Ballkan ka goditur kushtetutën ,ka rrëmbyer çdo institucion ,dhe meqë u mësua me zgjedhje moniste e kërkon rezultatin në tavolinë. PPP-t e famshme janë kthyer në një lubi dhe për të ndenjur në pushtet tenton të shesi ndonjë copë Kosovë e ca milje det. Është e turpshme që një vend anetar i Natos të jetë në këtë gjendje ,në këto parametra të demokracise.

Presidenti i Republikës disa here i ka rënë gongut se ku po shkon vendi dhe çfarë tentativash bën sekti i rilindjes që me rastin e Gjykatës Kushtetuese . Donin t'a rrëmbenin Gjykatën Kushtetuese dhe tani me projektligjin famëkeq për kompetencat e presidentit i janë turrur të vetmit institucion që nuk e kanë marrë . Me këtë pseudoreforme në drejtësi dhe me ate veting aspak transparent e të kompromentuar si dhe me lëvizjet e fundit Rama dhe sekti i tij të kujtojnë thirrjen famëkeqe"I gjithë pushteti Sovjeteve" .
Të vërtetat e presidentit duhet të jenë alarm për shoqërinë shqiptare.Ai disa herë e ka bëre të qartë se ky individ është i marre peng për të lozur fatet e vendit . Me të gjithë lukunine e pagatoreve në media , segmente të caktuara politike dhe të inteligjencës këtë e dinë mirë . Lëvizjet e presidentit nuk jane personale ,lëvizjet jan institucionale në mbrojtje të Kushtetutës e të kombit . Kush është sot me presidentin mbron interesat e vendit . Të gjithë duam një Shqipëri pa krim,pa drogë ,pa PPP, pa 20 milion euro një km rrugë, pa listat nëpër dyqane ose minimalisht siç e mori individi Rama në 2013.

Ekonomikisht jemi buzë humnerës dhe ke të bësh me një njeri që lufton pandemine në Facebook . Për këtë dhe shumë të tjera duhet të jemi sot të gjithë me presidentin.

Modifikuar më Saturday, 07 November 2020 14:12
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...