E cmendura E, si fenomen tragji-komik i rilindjes

Hënë, 09 November 2020 12:37

Në një postim në rrjetet sociale, Spiropali përmend faktin se Presidenti Ilir Meta nuk mban maskën mbrojtëse, dhe kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, bën deklarata se Covid nuk ekziston.

“Mona thotë Covidi nuk ekziston. Likja bredh pa maskë. Saliu ruhet nga Covidi si djalli nga temjani. Dhe Luli, kryetar i frontit të shpartalluar opozitar, thotë spitalet janë në kolaps. #vajmedet”, shkruan Spiropali.

E para që nga gjuha kupton basifondin e rilindjes ,mënyrën vulgare të të bërit politike ose më saktë kur kujton se bën politikë . Të të lëshojnë si zagarë është një gjë dhe t'a pranosh këtë pozicion ka të bëjë me personalitetin, integritetin ,ka të bëjë me formatin intelektual dhe çfarëdolloj libri të kopjuar të shkruash ai nuk shërben kurr për të mbuluar stilin e përditshëm banal siç mbulohet dielli me shoshë . Kudo në botë ka luftë politike por ka edhe një kod, edhe një parim,rrespekti për shtetin dhe kombin .
Po flitet për ish kryeministër dhe ish president po flitet për ish kryeministër ish kryetar kuvendi dhe president i republikës dhe po flitet për një kryetare partie që si cdo parti tjeter është institucion kombëtar . Nuk mund të flasësh për ta sikur po flet me djemurine e harbuar të rilindjes.
Por fenomeni i saj duhet studiuar si një fenomen brenda sektit të rilindjes pasi ata janë një format , vanitoze , të palexuar , mashtrues deri në edukimin personal dhe rendja si zagarë është në bazë të sasisë së eurove që ju përcjell detyra që marrin.

Fenomeni është sa komik aq edhe tragjik pasi komizmi kalon sapo i hedh një të lexuar, tragjedia vazhdon kur sheh çdo minutë e çdo sekondë që kane në dorë shtetin ku ne jetojmë.

Modifikuar më Hënë, 09 November 2020 12:45

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...