Nga Osman Mema te Mirel Josa, Meta vlerëson me titullin ”Mjeshtër i Madh” disa prej ‘legjendave’ të KF Tiranës

Hënë, 09 November 2020 12:40

Ilir Meta ka organizuar sot në Presidencë një ceremoni solemne për vlerësimin me titull ”Mjeshtër i Madh” të disa ish-futbollistëve të spikatur të KF Tiranës.
Nga Osman, Mema, Bedri Omuri, Millan Baçi, Edmond Dizdari, Mirel Josa tek Artur Lekbello dhe Krenar Alimehmeti.

Meta ka shprehur konsideratat më të larta për ish-futbollistët duke kujtuar se i ka ndjekur vetë dhe përkrahur në shkallët e stadiumit si tifoz, madje për pak kohë edhe si komentator.

 

”Kam nderin të vlerësoj disa nga futbollistët, që me shumë dashuri kujtohen. Nderojmë sot Osman Memën me Mjeshtër i Madh, nga familja që ndër vite ka nxjerrë futbollistë cilësorë. Osman Mema ka qenë një mbrojtës i shkëlqyer, vlerave sportive, qytetare e demokratike.
Vlerësojmë Bedri Omurin, lojtar profesionist i klasit të lartë, nga mbrojtja në golashënues befasues.
Të palodhurin, mbretin e krahut të djathtë, Millan Baçin. Golashënuesin e spikatur, mësuesin, trajnerin, Edmond Dizdarin.
Futbollistin e talentuar, lojtarin korrekt, Mirel Josa. Edhe sot gjethemi të kujtojmë golin e tij me Belgjikën e Madhe. Lojtari me kontribute të cmmuar Artur Lekbellon. Apo siç i kemi thënë Tushen, sepse unë e kam ndjekur që në ndeshjen e parë me të rinjtë ndaj Qipros, pasi çimi vellai i tij ishte shok klase me mua. I uroj sa më shumë shëndet.
Mbrojtësin, kapitenin e jashtëzakonshëm. Krenar Alimehmetin. Histori e rëndësishme dhe unë kam patur kënaqësinë t’i përkrah në shkallët e stadiumit. Madje edhe pak kohë komentator. Iu drejtohem juve në sukseset e arritura, dhe tek fëmijët që duan në fushën e blertë për të kultivuar dëshirën.
Përshëndes trajnerët e Tiranës, që kanë kontribuar në rezultatet që nga Selman Stërmasi e deri tek Alban Tafaj e shumë emra të shquar e të mëdhen. Suksesi i tyre erdhi me talent e punë. Për ngjyrat e ekipit, ngjryat kuqezi. Sporti nuk është vetëm aktivitet individual, por edhe i madh shoqëror. Forcon shëndetin, dhe kur arrin rezultate si ato tuajat krenon gjithë vendin. ”- tha Meta

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...