Radio shtetërore gjermane DW: Daniel Serwer thotë se proceset në Hagë janë për përgjegjësi individuale

E mërkurë, 11 November 2020 17:15

 

Nga DW

Në një prononcim për DW, eksperti nga SHBA për çështje ndërkombëtare dhe njohës i Ballkanit, Daniel Server, nënvizon, se edhe me ndryshimin në Shtëpinë e Bardhë, përsëri marrëveshja ekonomike Prishtinë-Beograd qëndron.

Me zgjedhjen e Joe Bidenit si President në SHBA mund të ndryshojë edhe qasja e Shtëpisë së Bardhë ndaj Ballkanit. Nëse kjo mund të influencojë edhe ndaj marrëveshjes së shtatorit në Uashington mes Prishtinës dhe Beogradit, prof. Daniel Serwer thekson, se “Marrëveshja qëndron, megjithëse nuk do të ketë ndonjë domethënie të madhe edhe nëse ajo zbatohet. Marrëveshja nuk e detyron SHBA për asgjë, dhe deri tani unë nuk kam dëgjuar asgjë lidhur me zbatimin e saj nga Prishtina dhe Beogradi.”

Me hapjen e proceseve ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së, Hashim Thaçit dhe të tjerëve në Gjykatën Speciale në Hagë dhe impaktit që ato mund të kenë në Kosovë, Daniel Serwer thotë, se “ne duhet ta kuptojmë që procesi zhvillohet kundër përgjegjësisë individuale të personave, jo me përgjegjësi kolektive. Shqetësimi është se ai po zhvillohet vetëm në njërin drejtim, sepse Dhomave të Specializuara u mungon juridiksioni të merren me autorët serbë të krimeve dhe Serbia ka dështuar në vënien e tyre në bankën e të akuzuarve. Kjo është për të ardhur keq”

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...