Nishani: Komisioni hetimor nuk ka asnjë vlerë. Rama të bëjë padi në Gjykatën e Hagës kundër raportit të Dick Marty

E mërkurë, 11 November 2020 18:01

 

Ish-Presidenti Bujar Nishani kërkon nga kryeministri Edi Rama dhe institucionet që ai drejton që të bëjnë padi ndaj raporti të Dick Marty që akuzon UÇK-në për krime lufte. Në një mesazh në rrjetet sociale, Nishani shprehet se Rama nuk duhet të merret më me padi ndaj Haradinajt dhe politikanëve të tjerë të Kosovës, por të dëshmojnë se nuk është peng i interesave të Serbisë dhe të bëjë padi.

“Megjithatë “më mirë vonë se kurrë” thotë një fjalë e urtë shqiptare. Le ta bëjë tani, urgjent, menjëherë akuzën ndaj atij Raporti shpifjesh dhe vetë shpifësit. Nuk ka nevojë për teatër qesharak në Parlamentin sharlatan monist të rilindsave. Nëse është i zoti, nëse ka kurajo, nëse nuk është peng i qarqeve shoviniste serbe, të shkojë sa më parë në Gjykatën Evropiane të Drejtave të Njeriut kundër Raportit dhe vetë Dickut! Të tjera janë bullshit!”,- shkruan Nishani.

 

Ish-Presidenti shprehet se Edi Rama njihet si politikani shqiptar që mbështet tezën e ndarjes së kufijve dhe me padinë do të dëshmojë se i intereson vërtetë UÇK.

“Rilindësi, mbartësi i tezës së ndarjes së territoreve të Kosovës dhe dhuruesi i 12 (dymbëdhjetë) miljeve det arbëror, po ngre një fasadë tjetër për të fshehur tradhtitë e rënda që nuk mund të fshihen. Komisioni Parlamentar për hetimin e akuzave ndaj Shqipërisë për krime të supozuara në veriun e vendit është veçse shfaqja qesharake e radhës prej tradhtarit frikacak. Qeveria e Rilindsit prej 8 (tetë) vitesh duhet të kishte ngritur padi në Gjykatën Evropiane të Drejtave të Njeriut në Strasburg kundër atij Raporti dhe kundër spekulantit Dick Marty. Por Rilindsi ishte i zënë me akuzat dhe paditë kundër Kryeministrit të Kosovës dhe Gjeneralit të UÇK, Ramush Haradinajt dhe nuk kishte kohë të denonconte Dick Marty dhe shpifjet e tij”,- deklaron Nishani.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...