Presidenti Ilir Meta ka postuar përmes fotove takimin e fundit në Presidencë me Bahri Shaqirin, i cili sot njoftoi dorëheqjen nga posti i këshilltarit të Presidentit për cështjet e Sigursë Kombëtare.
Ndërsa vlerëson figurën e tij, Meta shkruan se do të vijojë ecjet me të nga liqeni.
Postimi i plotë:
Kënaqësi të bashkëpunoja me z.Bahri Shaqiri, për më shumë se tre vite, në detyrën e Këshilltarit për Çështjet e Sigurisë Kombëtare.
Gjithmonë korrekt, luajal, profesional dhe atdhetar.
E pranova dorëheqjen e tij duke i uruar suksese për të ardhmen.
Do të na mungojë këtu në Institucion, por shpresoj që me Arin, do vazhdojmë të dalim për ecje nga liqeni