PD nxjerr dokumentin/ “Kur mendon se ke parë gjithçka bëhu gati të shohësh më shume”, Tabaku: Veliaj kërkon 36 mln euro nga taksat e shqiptarëve për projektin e Teatrit me kulla

E Enjte, 12 November 2020 18:27

 

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku teksa ka publikuar një dokument, pohon se kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i ka dërguar një shkresë Kuvendit, ku kërkon 36 milionë euro për ndërtimin e teatrit të ri.

Sipas Tabakut, buxheti prej vitesh është kthyer në tepsi qokash për oligarkët. Mes të tjerash Tabaku thekson se Veliaj, pasi shembi godinën në kundërshtim me çdo këshillë të ofruar nga ndërkombëtarët dhe nga shoqëria civile, i kërkoi qeverisë që të merrte një kredi me vlerë 30 mln euro.

 

“Teatri Kombëtar do të ndërtohet aty ku ishte dhe siç ishte! 25 Prilli 2021 është një mundësi për ti rikthyer dinjitetin qytetarëve dhe qytetit. Mbi të gjitha është mënyra e vetme për të vendosur përpara drejtësisë arkitektët e grabitjes së pronës publike, dhunuesit e shqiptarëve dhe shkelësit e ligjeve për interesa oligarkësh.”, shkruan Tabaku.

REAGIMI I TABAKUT
Buxheti i shtetit ka 8 vite që përdoret për favore të një grupi të vogël njerëzish. Ka vite që taksat e shqiptarëve vidhen apo përdoren si mjet për të ndihmuar oligarkët dhe për t’iu bërë barrë bizneseve te tjera. Me pak fjalë buxheti ka vite që është kthyer në një tepsi qokash karshi oligarkëve, tendera për to, koncesione për to, PPP për to. A e kanë mbyllur me kaq?!
Kur mendon se ke parë gjithçka bëhu gati të shohësh dhe më shume. Fotokopja pa ngjyrë e Ramës, Erion Veliaj, ka dërguar një shkresë në kuvendin e Shqipërisë duke kërkuar që 36 mln eurot e taksave të shqiptarëve të përdorën për projektin e Teatrit me Kulla që do të ndërtojë aty ku ndodhej dikur Teatri Kombëtar.
Pikërisht atë godinë që Veliaj e shembi me dakordësinë e Edi Ramës mu në mes të pandemisë. Duke ushtruar dhunë të pashembullt dhe duke dëftuar fytyrën e vërtetë të manipulatorit dhe gënjeshtarit që betonon Tiranën për interesa klienteliste. Pasi e shembi godinën në kundërshtim me çdo këshillë të ofruar nga ndërkombëtarët dhe nga shoqëria civile, Veliaj i kërkoi qeverisë që të merrte një kredi me vlerë 30 mln euro.

 

Mirëpo qeveria duket se nuk mundi të merrte një kredi të tillë pasi asnjë investitor serioz nuk mund të sponsorizojë aferat korruptive dhe kriminale të dyshes Rama-Veliaj. Mësohet se Veliaj i ka dërguar një shkresë parlamentit që ky i fundit të marrë 36 mln euro nga taksat e shqitparëve për të ndërtuar me to jo një godinë të Teatrit të Ri por për të jetësuar projektin e shkatërrimit të mëtejshëm të Tiranës. Njeriu që prishi në kundërshti me çdo ligj godinën e Teatrit në mes të pandemisë, njeriu që ushtroi dhunë të egër karshi protestuesve paqësorë që u kapën sikur të ishin kriminelë. Njeriu që fshihet pas buzëqeshjes vrasëse, manipulatori që gënjen përditë vetëm e vetëm për tu pasuruar ai dhe shefi i tij i ka kërkuar parlamentit në mënyrë anti-kushtetuese 36 mln euro. Janë para nga taksat e shqiptarëve që nuk do të përdoren për pandeminë, nuk do të përdoren për të ndihmuar të sëmurët nga COVID-19 por kërkohen nga Veliaj për të ushqyer babëzinë e tij për para dhe pushtet.

Ajo babëzi ishte dhe është shkaku që Rama dhe Veliaj kanë shkatërruar dhe po shkatërrojnë Tiranën. Shkaku për të cilin po vrasin përditë shpresat e shqiptarëve duke i lënë ato të përballen të vetëm me pandeminë. Për to taksat e shqiptarëve janë thjesht një mënyrë për të financuar projekte që pasurojnë ato dhe tarafin e tyre.
Teatri Kombëtar do të ndërtohet aty ku ishte dhe siç ishte! 25 Prilli 2021 është një mundësi për ti rikthyer dinjitetin qytetarëve dhe qytetit. Mbi të gjitha është mënyra e vetme për të vendosur përpara drejtësisë arkitektët e grabitjes së pronës publike, dhunuesit e shqiptarëve dhe shkelësit e ligjeve për interesa oligarkësh

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...