Do ju vjedhim 36 mln euro per kullat tek teatri,po ju do dilni te forte.

E Enjte, 12 November 2020 20:00

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Rama premton se do të rindërtojë të gjitha shtëpitë, apartamentet dhe qendrat shëndetësore të shembura nga tërmeti.

Duke i konsideruar dy sfida të rënda për vendin, kryeministri thotë se Shqipëria do të dalë më e fortë, ndërsa e mbyll postimin me deklaratën “më të mirë se ne për Shqipërinë nuk ka!”.

Kjo është tepër qesharake pasi në një kohë ku qytetarët e dëmtuar nga tërmeti prej një viti jetojnë nëpër çadra e barake , Rama dhe Veliaj vjedhin në ditën për diell shqiptarët.

Sot është publikuar një dokument, ku pohon se kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i ka dërguar një shkresë Kuvendit, ku kërkon 36 milionë euro për ndërtimin e teatrit të ri.

Buxheti i shtetit ka 8 vite që përdoret për favore të një grupi të vogël njerëzish. Ka vite që taksat e shqiptarëve vidhen apo përdoren si mjet për të ndihmuar oligarkët dhe për t’iu bërë barrë bizneseve te tjera. Me pak fjalë buxheti ka vite që është kthyer në një tepsi qokash karshi oligarkëve, tendera për to, koncesione për to, PPP për to. A e kanë mbyllur me kaq?!
Kur mendon se ke parë gjithçka bëhu gati të shohësh dhe më shume. Fotokopja pa ngjyrë e Ramës, Erion Veliaj, ka dërguar një shkresë në kuvendin e Shqipërisë duke kërkuar që 36 mln eurot e taksave të shqiptarëve të përdorën për projektin e Teatrit me Kulla që do të ndërtojë aty ku ndodhej dikur Teatri Kombëtar.
Pikërisht atë godinë që Veliaj e shembi me dakordësinë e Edi Ramës mu në mes të pandemisë. Duke ushtruar dhunë të pashembullt dhe duke dëftuar fytyrën e vërtetë të manipulatorit dhe gënjeshtarit që betonon Tiranën për interesa klienteliste. Pasi e shembi godinën në kundërshtim me çdo këshillë të ofruar nga ndërkombëtarët dhe nga shoqëria civile, Veliaj i kërkoi qeverisë që të merrte një kredi me vlerë 30 mln euro.

Mirëpo qeveria duket se nuk mundi të merrte një kredi të tillë pasi asnjë investitor serioz nuk mund të sponsorizojë aferat korruptive dhe kriminale të dyshes Rama-Veliaj. Mësohet se Veliaj i ka dërguar një shkresë parlamentit që ky i fundit të marrë 36 mln euro nga taksat e shqitparëve për të ndërtuar me to jo një godinë të Teatrit të Ri por për të jetësuar projektin e shkatërrimit të mëtejshëm të Tiranës. Njeriu që prishi në kundërshti me çdo ligj godinën e Teatrit në mes të pandemisë, njeriu që ushtroi dhunë të egër karshi protestuesve paqësorë që u kapën sikur të ishin kriminelë. Njeriu që fshihet pas buzëqeshjes vrasëse, manipulatori që gënjen përditë vetëm e vetëm për tu pasuruar ai dhe shefi i tij i ka kërkuar parlamentit në mënyrë anti-kushtetuese 36 mln euro. Janë para nga taksat e shqiptarëve që nuk do të përdoren për pandeminë, nuk do të përdoren për të ndihmuar të sëmurët nga COVID-19 por kërkohen nga Veliaj për të ushqyer babëzinë e tij për para dhe pushtet.

Ajo babëzi ishte dhe është shkaku që Rama dhe Veliaj kanë shkatërruar dhe po shkatërrojnë Tiranën. Shkaku për të cilin po vrasin përditë shpresat e shqiptarëve duke i lënë ato të përballen të vetëm me pandeminë. Për to taksat e shqiptarëve janë thjesht një mënyrë për të financuar projekte që pasurojnë ato dhe tarafin e tyre.

Të mos harrojmë këtu edhe Unazën, që pasi nuk i demshperbleu banorët për pronën e tyre, tanimë mbi shtëpitë e tyre po ndërtohen kulla më të cilat Erion Lavatricja pastron paratë e drogës, për të mos folur këtu për megaaferen prej 40 milion euro për dy kilometër rrugë dhe s'ka asnjë te arrestuar përveç banorëve që protestonin për shtëpitë e tyre.
Dhe si të pafytyrë iu thone qytetarëve do dalim me të fortë, do t'ju vjedhim deri në palcë ,por do dilni me të fortë!

Modifikuar më E Enjte, 12 November 2020 20:04
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...