Basha: Qeveria e Ramës fsheh shifrat e të infektuarve dhe të të vdekurve nga COVID-19. Edhe sa shqiptarë do vdesin?!

E Enjte, 12 November 2020 22:17

 

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha deklaroi se qeveria fsheh numrin e të vdekurve dhe të infektuarve.

I ftuar në emisionin “Real Story” në ‘News24’ lideri i opozitës tha se po të zbatoheshin 5 pikat e planit të PD, vendi do të ishte në një tjetër situatë.

 

“Nëse Edi Rama do të zbatonte planin tonë me 5 pika të 29 shtatorit, 2500 testime në ditë, fonde për shëndetësinë, rimbursimin e mjekimit ambulator, gjendja do të ishte shumë më e mirë. Plani i PD ka 5 hapa. Pika e parë është; Mbështetje dhe përgatitje e sistemit shëndetësor që përfshihet; Rritur numrin e testimeve për COVID në 2500 testime në ditë dhe rimbursim i plotë për marrjen e mjekimit ambulator kundër COVID. Nuk është bërë asgjë për këtë. Sigurimin e pajisjeve mbrojtëse për të gjithë personelin shëndetësor dhe rritjen e kapaciteteve spitalore. Profesorët e nderuar kanë thënë se nuk kanë kapacitete të majftueshme për të trajnuar. Nuk kanë trajnuar mjekët. Edhe sa jetë njerëzisht duhet të humben?! Ne i fshehim shifrat (qeveria). Këtë s’ta them unë, ta thonë ekspertët. Ti dhe unë dhe kolegët e tu jemi të vetëdijshem për njerëz në rrethin tonë familjarë, të miqve, të të njohurve që kanë vdekur nga COIVID dhe s’janë regjistruar si të tillë. Mos më thuaj jo. Ky është fakt. Shifrat tona zyrtare nuk janë të sakta, Testimet janë mbajtur të ulëta, për të mbajtur të ulëta shifrat e vdekjeve dhe infektimeve. Edhe sa shqiptarë duhet të vdesin për shkak të kësaj neglizhence?!”, tha Basha

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...