Berisha: Ja pse edhe sot i them Hashim Thaçit tradhtar i Kosovës

E Enjte, 12 November 2020 22:24

 

Ish-kryeministri Sali Berisha në ‘Çim Peka LIVE’ është shprehur se pse edhe sot e quan Hashim Thaçin tradhëtar të Kosovës edhe pse është në Hagë.

Sipas tij, Thaçi bashkë me kryesorin Edi Rama dhe Baton Stanishiçi kërkonin të ndanin Kosovën. Sipas Berishës, këta shkuan në Berlin për të marrë votën e Gjermanisë, por atje dështuan plotësisht, ku sipas ish-kryeministrit një ndihmë të madhe në dështim ka dhënë edhe Haradinaj.

 

‘Hashim Thaçi, Edi Rama, Baton Stanishiçi dhe shegertë të vegjël, punuan haptash e fshetas për të ç’bërë territorin e Kosovës dhe vendimin e gjykatës për pavarësinë e Kosovës, dokumentin e Ahtisarit, kushtetutën e Kosovës dhe sovranitetin e saj

Këto përveç argatëve të Beogradit dhe atyre që kanë shitur shpirtin e tyre, nuk ka njeri në botë që nuk i di. Është zhvilluar një betejë e madhe publike, mes meje dhe argatëve të Beogradit për këtë çështje.

Ata shkuan në Berlin me shpresë se do të merrnin viston për projektin e tyre të Kosovës dhe u ndanë me turpin më të madh të atij kryeqytetit. Krahas zonjës Merkel, aty një rol shumë të madh luajti edhe ish-kryeministri Haradinaj. Me qëndrimin e tij, ai u bë një pikë mbështetëse për kancelaren dhe qeverinë gjermane.

Çështja kishte një lidhje edhe me Xhon Bolton. Ata që mendojnë se histori është veç e shkuara, gabojnë, dëshmojë padije. Histori është edhe e sotmja. Atë kapitull e shkruajti Edi Rama, kryesori, bashkë me Hashim Thaçin dhe Baton Stanishiçin, më i rëndësishëm se Thaçi në këtë problem’, tha ish-kryeministri Sali Berisha gjatë intervistës në ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...