Akuzat e PD për Bushatin, SPAK konfirmon: Është në hetim për dy vepra penale, fshehje të pasurisë edhe fallsifikim të dokumentave

Diel, 15 November 2020 12:07

 

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion SPAK i konfirmoi Partisë Demokratike se deputeti i PS, Ervin Bushati është nën hetim për dy vepra penale në lidhje me mosdeklarimin e pasurisë.

Pak ditë më parë PD përmes një letre nga Sekretari i Përgjithshëm i PD Gazment Bardhi, kërkoi transparencë nëse SPAK ka regjistruar procedimin penal deputetit të PS, Ervin Bushati.

Bushati është paditur për fshehje të pasurisë, mosdeklarim të pasurisë dhe falsifikim të dokumenteve.

E plotë:

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion SPAK i konfirmoi Partisë Demokratike se kryetari i PS, Ervin Bushati është nën hetim për dy vepra penale në lidhje me mosdellarimin e pasurisë. PD kërkoi transparencë një javë më parë përmes një letre nga Sekretari i Përgjithshëm i PD GazmentBardhi, nëse SPAK ka regjistruar procedimin penal deputetit të PS, Ervin Bushati.

Ai është paditur për fshehje të pasurisë, mosdeklarim të pasurisë dhe falsifikim të dokumenteve. Në përgjigje të kësaj kërkese, SPAK ka njoftuar Partinë Demokratike se në datën 12.03.2020, ka regjistruar procedimin penal nr. 93/2020 për veprat penale fshehje dhe mosdeklarim të pasurisë dhe falsifikim të dokumenteve. Procedimi penal është në fazën e hetimit dhe po ndiqet prej 8 muajsh nga prokurorja e SPAK Doloreza Musabelliu.

 

PD e ka depozituar kallëzimin që në tetor 2018 dhe çështja u kalua nga Prokuroria e Tiranës tek SPAK, pas krijimit të kësaj prokurorie. Bëhet fjalë për mosdekalrimin e 7 pasurive të paluajtshme në emër të Ervin Bushatit, përfshirë më shumë se 3100 metra2 truall në Tiranë, Qerret dhe Sarandë.

Konkretisht, rezulton se ai nuk ka deklaruar pasuritë e paluajtshme si më poshtë:

Një pasuri me sipërfaqe 938 m2 truall, në Tiranë, e regjistruar më 21.04.2017.
Një pasuri me sipërfaqe 600 m2 truall, me sipërfaqe ndërtimi 327 m2, në Tiranë, e regjistruar më 21.04.2017.
Një pasuri me sipërfaqe 938 m2 truall, në Tiranë, e regjistruar më 25.07.2014.
Një pasuri me sipërfaqe 76 m2, ndërtesë, në Qerret, Kavajë, e regjistruar më 30.05.2016.
Një pasuri me sipërfaqe 376 m2 truall, në Qerret, Kavajë, e regjistruar më 30.05.2016.
Një pasuri me sipërfaqe 660 m2 truall, në Sarandë

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...