Monika Kryemadhi ndryshon qendrim, deklaron se do mbajë maskën në rrugë: E di që do tërbonte Ramën se…

Diel, 15 November 2020 12:25

 

Nga Shkodra kryetarja e LSI-së që më parë ishte kategorike ndaj mbajtjes së maskës deklaroi se do t’i pëlqente të mbante një maskë por të kuqe dhe me logo LSI. Sipas saj një maskë e tillë do tërbonte Ramën. Kryemadhi tha se ai nu ke do ngjyrën e kuqe, ndaj edhe ia ndryshoi edhe PS-së ngjyrën.

“Edi Rama ua ka marrë frymën të gjitheve me taksat Rama, me pandeminë, me tërmetin, me gjobat. Por ka një zgjidhje, një shpëtim.
Nuk jam unë, nuk është LSI-ja, por jeni ju që do të ktheni sytë dhe dritën tek familja juaj, tek shkolla juaj, tek profesorët tuaj. E tha pak më parë Klismani, që kjo maskë gjobitesh me 4 ditë pune, për ata që janë në punë se për ata që nuk janë në punë nuk kanë çtë paguajnë,.
Kjo maskë nuk të mbron nga pandemia, por mbulon dhimbjne që ka pushtuar këtë vend. Unë do ta mbaja me kënaqësi maskën me LSI me ngjyrën e kuqe. Edi Ramës nuk i pëlqen ngjyra e kuqe, nuk i pëlqen ngjyra e flamurit. Edi Rama ndryshoi edhe ngjyrën flamurit të PS-së, nga e kuqe në mavi. Mua më pëlqen ngjyra e kuqe sepse është ngjyra e dashurisë është ngjyra e trëndafilave dhe në Shkodër janë në çdo oborr shkodran. Edi Rama e shkatërroi PS-në dhe e ktheu partinë në një sekt.

 

Unë jam socialiste në thelb, dhe kur e dëgjon dikush këtë në Shkodër, shikon me ilaritet. Socialis do të thotë njeri që të jep dorën, që bashkëpunon në komunitet e jo totalitarizëm. Që të kurohet sot një pacient nga covidi i duhen mbi 1 milkionë lekë, për 1 rrogë minimale i duhen 5 muaj për të paguar shërimin e një të sëmuri.

 

Kam takuar socialistë edhe këtu në Shkodër shumë. Ata më thonë se Edi Rama na ka braktisur. Tash që ky mori gjithë tepsinë me timon nuk po ndaloka, është bërë si vampir që po na pi gjakun. E këtë kur e thotë një socialist.

 

E pra, kur një socialist prej 30 vitesh ka sakrifikuar, ka dhënë votën për Edi Ramën, ndihet i zhgënjyer, si ndihet një qytetar tjetër. Me regjimin e Edi Ramës çdo qytetar që paguan taksa është kthyer në një skllav moder të rilindjes. Ne kemi një fat të madh, me Gonin dhe grupin, që ju kemi ju. Të jeni të bindur që fati i tyre dhe LSI*-së nuk është fat që duhet ta kthejmë në votë. Kur dëgjova Marion duke dëgjuar Migjenin, u ndjeva krenaret. Por më vjen keq për sistemin shkollor. Por kur dëgjoja Migjenin, në provimin e maturës do të lexojmë se çfarë do të bënte Turi, do i hidhte shokët në lum apo jo.

 

Do doja të mësoja më shumë për historinë e Rozafës, që po tjetërsohet çdo ditë. Do doja të dëgjoja vargjet e Gavril Darës, e jo tekset e përkthyera me google translate”,- tha ajo

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...