“Qeveria s’është në anën tonë, Shqipëria do hante me lugë floriri”, Basha në një biznes në Durrës: Duhet ekonomi e hapur dhe konkurruese. Plani i PD...

E Enjte, 19 November 2020 11:20

 

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është ndalur sot në Durrës, në një prej fabrikave më të mëdha të prodhimit të letrës në Shqipëri. Gjatë një bashkëbisedimi me sipërmarrësin Bardhyl Baltëzës, lideri i PD-së u njoh me shqetësimet që has biznesmeni në këtë sektor.

Sipërmarrësi evidentoi disa nga problemet që e shqetëson në punën e tij të përditshme, ndërsa u ndal tek çmimi i lartë naftës, dritave, ujit dhe shumë e shumë shpenzimeve të tjera. Të gjitha këto shpenzime sipas tij, rrisin kostot e prodhimit, duke ulur fitimin dhe rënduar akoma dhe më tepër pozitën ekonomike të biznesit shqiptar.

 

“Dhe të paguash 12 lekë kilovatin e energjisë elektrike, ju merreni me mend kur të tjerët e paguajnë 5 cent. Të gjithë rajoni e paguan 5 cent, bile për disa rajone disa vende kanë dhe subvencionime. Na vjen keq për një gjë se duke na mbajtur në këtë gjendje nuk rrisim dot rrogat e punëtorëve, ky është problem kryesor në Shqipëri, domethënë nuk është vetëm problemi i imi kryesor. Kostot e shpenzimeve rriten çdo ditë, çdo ditë aq më tepër sot na thonë tani që ne mbetjet, ne pak mbetje kemi, nuk kemi ndonjë kush e di se ca, po që të çojmë një kamion në landfill në Tiranë ne duhet të paguajmë 50 euro për ton transportin, edhe 50 euro atje në hyrje plus transportin, këto janë në kurriz të punës këtu. Ore nuk është problem që, hajde se paska njëri me paguar, problem është i rritjes së kostove fiktive atyre parave që harxhohen për kot se në fund, në fund të gjitha këto janë paratë e shqiptarëve të shtetit shqiptar edhe duhet të mundohemi t’i shpenzojmë në mënyrë të tillë që të jetë më efektivitet jo kot rrit për hiç gjë kot. Le të shpresojmë që do ndërrojë kjo filozofi e keqe që ekziston në Shqipëri, se nuk jam vetëm unë, ka njerëz të tjerë që punojnë jashtëzakonisht shumë dhe vështirë, por fatkeqësisht kemi dhe një të shkuar të keqe, dhe kjo është e ardhmja, kjo është puna, kjo është jeta. Qeveria s’është në anën tonë, se Shqipëria do hante me lugë floriri “, -u shpreh sipërmarrësi Bardhyl Baltëza gjatë bisedës me kryetarin e PD.

Nga ana tjetër Basha vlerësoi punën shumëvjeçarë të kësaj sipërmarrjeje në qytetin e Durrësit. Ai falenderoi Baltëza për humanizmin e treguar në mbajtjen në punë të më shumë se 160 punëtorëve, pavarësisht vështirësive të shkaktuar nga pandemia dhe mungesës së ndihmës nga shteti. Kryedemokrati përsëriti edhe njëherë propozimet që Partia Demokratike ka ofruar tashmë prej disa javësh në ndihmë të biznesit prodhues: 200 mijë lekë të vjetra në muaj do të shkonin për çdo punëtor të rimarrë në punë nga biznesi dhe interes 0 për bizneset që marrin kredi për të paguar pagat e punëtorëve të tyre

Modifikuar më E Enjte, 19 November 2020 11:58

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...