Presidenti Meta:Kuvendi të miratojë projektligjin për regjistrin e të dënuarve! E patolerueshme që janë dënuar vetëm 44% e autorëve për krime seksuale

E Enjte, 19 November 2020 11:45

 

Presidenti i Republikës, Ilir Meta kërkon nga Kuvendi që të miratojë sa më parë projektligjin për regjistrimin e të dënuarve për krime seksuale.

Në fjalën e tij në aktivitetin për kundër Dhunës dhe Shfrytëzimit Seksual të Fëmijëve. Kreu i Shtetit Ilir Meta tha se është e patolerueshme që janë dënuar vetëm 44% e autorëve për krime seksuale.

 

“Dua të nxis kuvendin dhe deputetët që të miratojnë sa më shpejt projektligjin për regjistrin e të dënuarve për krime seksuale që Crca Albania ka përgatitur si përgjigje ndaj parandalimeve të krimeve seksuale ndaj fëmijëve dhe adoleshentëve.

Është e patolerueshme që vetëm 44% e autorëve të akuzuar për krime seksuale ndaj fëmijëve janë dënuar me vendim të formës së prerë. Kjo tregon se kemi një mospërputhje të konsiderueshme nga regjistrimi i rasteve të dhunës seksuale në polici, ndjekja penale nga prokuroria dhe dhënia e dënimit nga gjykata. Prandaj të gjitha strukturat duhet të intesifikojnë përpjekjet që synojnë parandalimin e abuzimit seksual duke ndërmarrë iniciativa me karakter ndërveprues dhe duke rritur në maksimum ndëshkueshmërinë”, tha Presidenti Ilir Meta.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...