LSI voton online strukturat, Erisa Xhixho: Mobilizim që i paraprin fitores më 25 prill

E Enjte, 19 November 2020 14:06

 

Nisur nga situata e pandemisë së Covid-19, për të zgjedhur delegatët, kryetarin dhe strukturat e reja, Lëvizja Socialiste për Integrim do të votojë online. Nënkryetarja Erisa Xhixho, thotë për ”Abc News”, se procesi i votimit do të bëhet me anë të aplikacionit “Join LSI”.

Votimi pritet të bëhet më 21 nëntor dhe 5 dhjetor. Po ashtu, Xhixho tregoi se për ata që duan të votojnë fizikisht, duke respektuar masat anti-Covid, do të ketë edhe qendra votimi. E pyetur se çfarë pret LSI nga këto zgjedhje, nënkryetarja tha se gjithë ky mobilizim i paraprin një fitoreje më 25 prill.

 

”Votimi online është një avantgarde për politikën shqiptare, dhe pse mos të përdoret edhe për zgjedhjet në vend. Ne kemi prurje edhe nga socialistë të zhgënjyer…Rinia mbetet boshti themelor i LSI”,-tha ajo.

Sa i përket Konventës së 5 Dhjetorit, Xhixho nënvizoi se eventi do të mbahet online, por shtoi se është shumë i rëndësishëm mesazhi që do të jepet, programi dhe pikat kryesore.

”Takimet e LSI janë derë më derë, takime të vogla, të qeta. I rëndësishëm është kontakti me qytetarët. Kryetarja është kimiste, i njeh shumë mirë pasojat e Covid-it, nuk besoj se ka rrezikuar njeri. Ajo beson që nuk është e nevojshme. Takimet janë bërë në ambiente të hapura, është respektuar distanca”,-shtoi më tej Xhixho

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...