Elton Joka i përgjigjet Gjebres: Ti je socialiste e 2013 që do ikësh në 25 prill të 2021

E Enjte, 19 November 2020 14:33

 

Elton Joka, ish-anëtari i PS-së që ju bashkua Lëvizjes Socialiste për Integrim në Tiranë, ka reaguar pas deklaratave personale që deputetja e PS, Elona Gjebrea ka bërë në adresë të tij.

Joka i kujton Gjerbreas se në PS ka ardhur vetëm pas vitit 2013, ndërkohë që ai dhe familja e tij kanë dekada që kanë kontiribuar për këtë forcë politike. Joka shprehet se largimi i tij nga PS vjen pikërisht për shkak të drejtimit të gabuar që ka marrë kjo forcë politike.

 

Postimi i plotë i Elton Jokës:

Të vendosësh çfarë do , se ta do !
Znj. Gjebrea replika me ty për një Socialist që ka kryer një zgjedhje ndryshe për të qëndruar socialist sërisht është shumë e thjeshtë. Znj.Gjebrea ti erdhe në PS në Tetor 2013 dhe do ikësh në Prill 2021.
Znj.Gjebrea se sa i aftë dhe i vlerësuar jam unë dhe familja ime ti e di shumë mirë se na ke shtrirë dorën.
Znj.Gjebrea unë jam Socialist që kam hyrë në seli edhe pa qenë votues akoma.
Znj.Gjebrea unë jam Socialist 21 Janari.
Znj.Gjebrea unë jam Socialist si të gjithë personat që ishin në takimin e së Shtunës
Znj.Gjebrea ti ske bindje ndaj se kupton dot çfare ndjen një Socialist sot.Ti i bëre ditët e pushtetit. Mjafton.
Znj.Gjebrea nuk dua të zgjatem me ty më shumë pasi ti ke vlera të patjetërsueshme, vetem një si ti mund ta zhbente PS e njesisë nr 1.
Bravo !! Znj.Gjebrea dua shumë të më urosh ti për fitoren në 25 Prill në KZAZ por kam frikë se deri atëherë ti nuk do jesh fare aty.
P.S Ndale vrullin e hakmarrjes se po më bën edhe më të fortë !! Ata njerëz që ti po sulmon po guxojnë edhe për ty edhe për familjen tënde që është e lidhur me pozicionet Zëvëndës

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...