Lëvizja Socialiste për Integrim zhvillon sot zgjedhjet për strukturat e reja drejtuese. Anëtarët e LSI do të votojnë edhe për kryetarin e partisë. Për herë të parë, anëtarët do të kenë mundësi të votojnë edhe online në qendrat e votimit të vendosura pranë bashkive.