Të fshehësh vdekjen!

Saturday, 21 November 2020 09:19

 

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka bërë ditët e fundit një nga akuzat më të rënda që mund t’i jetë adresuar një qeverie shqiptare. Sipas kreut të opozitës, qeveria “Rama” ka fshehur numrin real të viktimave nga koronavirusi. Basha pretendon se ka marrë nga mjekë që nuk duan të identifikohen shifrën reale të viktimave ditore që kanë humbur jetën gjatë pandemisë. Shifra e viktimave që qeveria ka publikuar në faqen e zyrtare të statistikave për pandeminë, që nga muaji mars 2020, është 672. Ndërkohë kreu i PD thotë se shifra e viktimave është 1260, pra 588 viktima më shumë. Fshehja e shifrave, sipas opozitës ka qëllim të vetëm propagandën e qeverisë të treguar se po e mban pandeminë nën kontroll dhe se jemi gjoja më me pak vdekje në rajonin e Ballkanit. Akuzat e kreut të PD-së janë realisht shqetësuese, sepse po flasim për jetë njerëzish dhe jo për vota elektorale.

Denoncimit të opozitës iu përgjigj dje zëvendësministri i Shëndetësie, Alber Nikolla. Sipas tij, është e paimagjinueshme që mjekët të fshehin të dhënat mbi viktimat. Nikolla thotë se sulmet ndaj Bashës cenojnë integritetin e mjekëve dhe gjithë kontributin që ata kanë dhënë në këto kohë të vështira që po kalon vendi. Por Lulzim Basha nuk ka akuzuar se vdekjet fshihen nga mjekët, por nga kryeministri. Sot pritet që kryeministri Edi Rama të dalë në një konferencë për mediat dhe tu përgjigjet qëndrimeve të forta të bëra nga Lulzim Basha dhe PD. Në fakt, çështja e shifrave për humbjet reale të jetës është prekur shpesh nga mediat dhe nga denoncime të veçanta të mjekëve. Kryeministri Edi Rama i ka qëndruar larg këtij debati duke deklaruar se shifrat nuk i jep qeveria, por ekspertët që janë në spitalet ku trajtohen pacientët me koronavirus. Gjithashtu qëndrime të tilla kryeministri i ka cilësuar si marrëzi jashtë çdo imagjinate.

 

Por pas denoncimeve të fundit të kreut të PD-së jemi para një situate që nuk mund të kalohet me deklarata për shtyp. Basha ka marrë përsipër të deklarojë gjëra që realisht ngjajnë makabre. Nëse qeveria ka fshehur numrin e viktimave, jemi para një krimi të rëndë dhe që shkon përtej çdo imagjinate normale. Pikërisht për shkak se ndodhemi para akuzave makabre, Prokuroria nuk duhet të kishte humbur kohë. Hetimi nuk duhet të nisë sot, por duhet të kishte filluar që dje nga ana e prokurorëve dhe gjithë institucioneve të drejtësisë. E vetmja mënyrë për të kuptuar se çfarë po ndodhë në vend me menaxhimin e pandemisë është që drejtësia të flasë sapo të hetojë. Lulzim Basha e bëri sfidën publike për qeverinë dhe realisht, më shumë se kaq, një qeveri nuk ke më për çfarë ta akuzosh. Reagimet e Edi Ramës, sido dhe çfarëdo që të jenë nuk mund të heqin dyshimet për atë që po ndodhë. Dyshimet e natyrshme që kanë qytetarët mund t’i heqin vetëm organet e drejtësisë dhe SPAK apo çdo institucion tjetër në këtë vend duhet të përgjigjet sa më shpejt. Nëse drejtësia nuk flet dhe për këtë rast që lidhet me jetën e shqiptarëve, realisht institucione të tilla nuk kanë për çfarë na hyjnë në punë.

Pandemia i ka tmerruar mjaftueshëm njerëzit, sa është e pafalshme që një çështje që lidhet me jetën e njerëzve të trajtohet për konsum mediatik. Rama duhet të mbajë përgjegjësi për menaxhimin e pandemisë ose Basha të përgjigjet për akuzat që bën. Ndjekja e kësaj historie si çështje për beteja politike, po shkakton një dëm të pamasë dhe te mjekët. Këta të fundit janë realisht heronjtë që ka ky vend sepse kanë 9 muaj që përballen çdo ditë me vdekjen.

Ndaj të fshehësh vdekjen, siç akuzon Basha, kryeministrin, nuk krim më të madh dhe më antinjerëzor. Më mirë se sa prokuroria nuk ka kush ta zgjidhë këtë histori, e cila ka vdekje, fushatë elektorale brenda si dhe makabrite

Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...