Ushtria greke në Othonoi, gjeneral Ahmetaj i kujton grekëve Marrëveshjen e Uashingtonit

Saturday, 21 November 2020 09:22

 

Gjeneral Piro Ahmetaj ka përforcuar sot mendimin e tij lidhur me të drejtën e zgjerimit të Greqisë në ujërat terroriale dhe lajmin, nëse do të rezultonte i vërtetë, për prezencën e forcave ushtarake greke në Othonoi, në ishullin përballë Shqipërisë, një vendi anëtar të NATO-s.

Ahmetaj shkruan sot në rrjetet sociale: "Përtej të drejtës se medias për “temperaturën e titujve” duhet të qartësoj:

1. Besoj dhe uroj që të jenë “të pavërteta” qoftë: (a) planifikimi për të rritur prezencën në Othonoi;qoftë (b) edhe citimi nga gazeta “TA NEA” i Kryeministrit Mitsotakis se “vendi i tij fillimisht do të zgjerojë 12 milje, sipërfaqen e ujërave territoriale dhe më pas të shkojë në gjykatë!"

2. Ndërsa nësë çdo shtet mundet të bëjë “ç'të dojë në tokat e veta!”, nënvizoj se kjo i takon një qasje që Greqia në 1952 dhe Shqipëria në 2009 e kanë lenë pas me kohë dhe me vakt!

3. Në të kundert, masat e mirëbesimit reciprok; largësitë e vendosjes së kapaciteteve; rritja e prezencës dhe stërvitjet ushtarake, etj në kufijtë ndërshteterore janë në themelet e Marreveshjes së Washingtonit si dhe të mirë-përcaktuara në direktivat e miratuara nga të gjitha vendet e NATO-s!

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...