Presidenti Meta mbrojtes i të drejtave te shqiptarëve

Saturday, 21 November 2020 09:32

/55news.al

Gjatë gjithë kësaj periudhë i intensivisht Presidenti i Republikes Ilir Meta ka reaguar fortë në mbrojtje të interesave dhe te drejtave të shqiptarëve duke filluar nga ato ekonomike, çështjet e pandemise ,problemet që shkaktoi Rilindja me Kosovën, raportet e reagimit të forcave politike në interes të vendit, marrëveshjet e Ramës në kurriz të sovranitetit tokësor dhe detar të Shqipërisë e deri te ligjet e rëndësishme siç ishte ai i metrologjisë që prekeshinin interesat e konsumatorit.

Se pari,Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka deklaruar se e gjithë vëmendja e institucioneve duhet të jetë tek rivendosja e kontrollit ndaj pandemisë. Meta theksoi se "Duhet miratuar sa më parë nga qeveria rimbursimi i barnave dhe shërbimeve për të sëmurët me COVID-19 të cilët trajtohen në banesat e tyre,pasi shumë prej tyre nuk marrin dot barnat e kërkuara për shkak të pamundësisë ekonomike dhe varfërisë"
-Se dyti ,ligji për metrologjine,Presidenti Meta, deklaroi se ligji që e ktheu pas në parlament, është antikushtetues dhe klientelist. Presidenti kerkoi hetime nga Prokuroria Speciale Anti-Korrupsion SPAK, për hartimin e këtij ligji, i cili sipas tij, synon të ligjërojë një skemë korruptive.
-Se treti per rivendosja e rendit kushtetues, “Më 25 prill 2021 do të ketë një referendum mbarëkombëtar për të rrëzuar këtë sistem oligarkik, që kërkon t’i kthejë qytetarët shqiptarë në qenie pa vlerë, të pafuqishëm dhe të pambrojtur"-eshte shprehur Presidenti Meta.

- Përsa i përket marrëveshjes për detin, Presidenti thekson se duhet të bazohet dhe të bëhet, në përputhje me normat e Konventës së Kombeve të Bashkuara mbi Ligjin e Detit, legjislacioneve në të dyja vendet, por pa harruar vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë.

Me gjithë këtë përmbledhje në mënyrë të qartë e të përsëritur presidenti i ka dalë hapur të gjithë aksioneve të sektit të rilindjes që në korrupsionin galopant e kanë futur ekonominë në gjendje kome , çdo hap ,çdo vendim i tyre presupozon një gjë dhe vetem një gjë vjedhje dhe korrupsion në kurriz të shqiptarëve .

Për çdo çështje ekonomike, politike ,kombëtare, sociale, kemi reagime të forta të Presidentit të Republikës në mbrojtje të interesave të shqiptateve. Sigurisht qe reagimi i sektit do te ishte i fortë, por mjerimi i tyre vërtitet nga Spiropalizmi në fjalorin e kufizuar te Taulant Ballës. Raporti e Presidentit e republikes tentojne ta paraqesin në format më të shëmtuara , kjo nuk ka lidhje me parametra personale , presidenti ka vepruar institucionalisht duke i treguar vendin këtij sekti të rrezikshëm që është kthyer në një problem kombetar.

Dihen komplekset e Ramës ndaj Ilir Metës, por tashmë janë bërë më të forta . Për këtë arsye edhe megafonet e tij nëpër media e kanë kaluar masën e mbrojtjes së shefit të rilindjes dhe kanë arritur në një mbrojtje qesharake të tij.

Si vetë Rama, dhe ata e dinë mirë se ku ka shkuar zullumi i shkeljes së çdo masë njerëzore dhe politike , morale dhe institucionale e këtij sekti .
Dy marsi i rri si Shpata e Demokleut dhe problemi u rëndohet me atë çështjen e referendumit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...