Gjykata Kushtetuese/Dvorani iku por mbeti,Rama.

Saturday, 21 November 2020 09:35

 

/55news.al

Kohët e fundit faktori ndërkombëtar,partneret strategjike të Shqipërisë brenda dhe jashte kufijve kanë cilësuar në mënyrë tejet konçize urgjencën e krijimit të Gjykatës Kushtetuese .
Tashmë është e qartë që bisedimet për negociatat varen nga krijimi i Gjykatës Kushtetuese.
Kjo situatë e rëndë ka vetëm një autor ,Edi Ramën dhe sektin e tij.

Kjo është e ditur,e provuar dhe kush nuk do t'a shohi aq më keq për ta.
Askush nuk e ka vënë në dyshim nevojën e një reforme në sistemin e drejtësisë ,por kurrsesi nuk bëhej fjalë për një reformë të njëanshme se ajo jo vetëm është e rrezikshme por është në parametrat e grushtit të shtetit.
Ne Shqiperi kjo ndodhi.
Disa herë në rreshtat e këtij portali kemi shtruar pyetjen se ç'punë ka një fondacion privat në reformën në drejtësi të nje shteti sovran?
Dhe këtë pyetje e ka shtruar një personalitet i rëndësishëm, por është një pyetje me vend që kërkon përgjigje në veprime.
Presidenti Ilir Meta më se miri e zbërtheu planin e grushtit të shtetit të rilindjes dhe të Ramës.
Presidenti Meta në çdo orë,ne çdo sekondë duke ju referuar kushtetutes i doli përballë një skenari ogurzi për rrëmbimin e këtij institucioni të lartë të drejtësisë. Dhe Rama këtë grusht shtetit nuk e kishte për sport, as për të treguar se është në gjendje të rrëmbejë çdo pushtet se këtë e ka treguar dhe e ka bërë.
Aktualisht Shqipëria është në narkodiktature.
Rrëmbimi i Gjykatës Kushtetuese ka të bëjë në frikërat e tij personale për korrupsionin galopant , shitjen e trojeve dhe deteve të vendit për interesat e një sekti, transaksionet e miliarda eurove ofshore dhe çdo veprim tjetër financiar të tij.
U gjet një si Dvorani, një hetues i diktaturës të cilët integrimin dhe profesionalizmi se njohin as si koncept jo më ti karakterizojë në detyrat e tyre.
Por historia e Dvoranit dihet.
Në gjithë thirrjet e faktorit ndërkombëtar ,"Dvorani i vertete" Edi Rama nuk reagon edhe pse faktori ndërkombëtar ka folur qartë: Eurodeputeti Michael Roth deklaroi se Shqipëria duhet të sigurojë më parë funksionimin e Gjykatës Kushtetuese dhe të zbatojë ligjin për median, para se të flitet për çeljen e negociatave.

Përsëri "Dvorani i vërtetë ", Rama, nuk vepron.

Të gjithë ata që bëjnë thirrje nëpër deklarata duhet ta kene të qartë se Rama nuk vepron për shkak se zullumi eshte shumë i madh, korrupsioni është i frikshëm, transaksionet janë gjigande. Duhet një batanije e ngrohtë për ethet që të japin veprimet e tilla . Dhe ai donte gjykatën kushtetuese.
Ajo po vonohet se Dvorani iku po mbeti Rama.

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...