Meta: Qytetarët janë të uritur për të marrë pjesë në zgjedhje

Hënë, 23 November 2020 22:10

 

Presidenti i Republikës Ilir Meta, në një intervistë për “ABC News”, foli për situatën e koronavirusit në vend, menaxhimin e pandemisë si edhe vendosjen e masave për parandalimin e përhapjes së virusit. “Nuk mendoj se demokracia rrit pandeminë, mendoj që demokracia mund ta vendosë në kontroll. Sot është rrëzuar gjithë sistemi llogaridhënës. Ligjet mund t’i bëjë shumë të mira, në interes të popullit, të gjithë sistemin e drejtësisë e ka. Kujt po i ankohet? Çfarë ka në dorë Lulzim Basha përveç fjalës. Opozita nuk ka nxitur asnjë protestë. Konflikti ka ardhur nga kreu i ekzekutivit, edhe konflikti i prishjes së marrëveshjes për zgjedhjet dhe prishjen e Teatrit”, tha Meta.

I pyetur nëse rrezikon ashpërsimi i pandemisë mbarëvajtjen e zgjedhjeve, presidenti Meta tha se e vetmja gjë që e rrezikon është mosmarrja pjesë e opozitës, gjë për të cilën u shpreh se nuk do të ndodhë.

 

“E rrezikonte vetëm një gjë që nuk ka për të ndodhur kurrë. Mospjesëmarrja e opozitës, vetëm kjo mund ta rrezikonte, lënia e fushës bosh. Kryeministri ka gjithë kohën që provokon opozitën që të mos marrë pjesë në zgjedhje, siç e provokoi për tu larguar nga Parlamenti dhe ajo ra pre e tij dhe do të vazhdojë të ketë provokime të tjera, por shqiptarët do të shkojnë në zgjedhje, fusha bosh nuk do të mbetet”, tha Meta.

Meta gjithashtu theksoi se vendi ka nevojë urgjentë të shkojë në zgjedhje dhe sipas tij, “qytetarët shqiptarë janë të “uritur” për të marrë pjesë në zgjedhje”. Gjatë bisedës në studio, Meta komentoi edhe pjesëmarrjen në ditëlindjen e aktorit të njohur Bes Kallaku për të cilën u gjobit.

Meta i konsideroi lojëra, ndërsa u shpreh se maskën e vendos për të dhënë një shembull pozitiv në këtë situatë pandemie. “Unë kam qenë i ftuar në ditëlindje, restorantet kanë qenë të hapura, distanca ishte shembullore. Këto, lojëra, marrëzitë që bënë me Kastriot Islamin nuk fshehin të vërtetat që kanë të bëjnë më përballjen me këto pasoja dramatike. Unë jam një shembull i përgjegjshmërisë. Maskën e mbaj për një mesazh për qytetarët. Ato policët të bëjnë detyrën, por duhet ta dinë se në rast se do të preket një votë, presidenti nuk do të mbajë përgjegjësi nëse policët do të përfundojnë në këmbët e popullit. I ftoj të gjithë të bëjnë detyrën”, tha më tej Meta.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...