Meta: Nëse një polic prek një votë në 25 prill 2021, do të përfundojë më keq se policët e Mubarakut

Hënë, 23 November 2020 22:24

 

Presidenti Ilir Meta, në një intervistë për “ABC News”, komentoi rolin e policisë gjatë situatës së pandemisë. Kreu i shtetit u shpreh se forcat e rendit po bëjnë detyrën në këtë rast, por nëse do të prekin votat më 25 prill do të kenë të njëjtin fat si policët e regjimit të Hosni Mubarak në Egjipt.

Gjatë bisedës në studio, Meta komentoi edhe pjesëmarrjen në ditëlindjen e aktorit të njohur Bes Kallaku, e cila u komentua në mediat e qeverisë si një “shkelje e rëndë”. “Unë kam qenë i ftuar në ditëlindje, restorantet kanë qenë të hapura, distanca ishte shembullore. Këto, lojëra, marrëzitë që bënë me Kastriot Islamin me Andi Lilën etj, nuk fshehin të vërtetat që kanë të bëjnë më përballjen me këto pasoja dramatike. Unë jam një shembull i përgjegjshmërisë. Maskën e mbaj për një mesazh për qytetarët. Ato policët të bëjnë detyrën, por duhet ta dinë se në rast se do të preket një votë, nëse një polic prek një votë në 25 prill 2021, do të përfundojë më keq se policët e Mubarakut. Presidenti nuk do të mbajë përgjegjësi nëse policët do të përfundojnë në këmbët e popullit. I ftoj të gjithë të bëjnë detyrën”, tha më tej Meta.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...