Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar një diskutim me ekspertë të shëndetësisë në vend.
Meta tha se ekspertët e shëndetësisë dhanë mendime të vlefshme, ndërsa shtoi se shumë çështje kërkojnë vëmendje.
Ilir Meta: Paneli i mjekëve dha mendime të dobishme. Shumë çështje që u ngritën kërkojnë vëmendje, sepse situata është dinamike për të gjithë e çdo reflektim ndihmon për t’ju paraprirë situatave në të ardhmen.
Roli i mjekëve të familjes është i rëndësishëm. Ne kemi parasysh strategjinë e qeverisë, por ne kemi kritikat tona, ato qqë ne gjykojmë që mund të jenë në konsideratë.
Tritan Shehu: Mjeku i familjes duhet të futet në lojë, sepse është shumë i rëndësishëm. Mjeku i familjes duhet që të mbrohet me të gjitha mjetet. Në të gjitha vendet ku ka të shtruar, duhen kujdes i veçantë. Unë jam për spitalet rajonale e kështu do të ishin pranë qytetarit, prsh duhet të ishte aktivizuar spitali në Durrës, Shkodër etj. Sot nuk ka një aparat eko në Shqipëri. Qeveria duhet të kontraktonte me vende të BE-së. Duhen vaksina të konsoliduara. Në Shqipëri të vijnë vaksina të certifikuara, si kudo në Europë.