‘Më shqetëson sistemi mendor i Gjicit’/ Ja fjalimi i tij kundër Surroit

Saturday, 28 November 2020 09:00

 

Këshilli i Qarkut të Kukësit, vendosi t’i heqë titullin qytetar nderi, Veton Surroit, me argumentin se ky i fundit ka pasur qëndrime kundër UÇK-së.

Vetë kryetari i Bashkisë, Safet Gjici, ka bërë një performancë me tone patriotike, sigurisht i pajisur me intelektin e thellë që e karakterizon në çdo prononcim mediatik, duke renditur argumentet kundër Veton Surroit.

“Ka marrë një titull për të mbrojtur Kosovën. Ai po bën fushatë politike, mediatike, kundër ushtarëve të UÇK-së. Çfarë nderi i qarkut është ky? Duhet ta heqim sot, t’ia heqim sot, të shkojë të na çojë në gjykatë po të dojë”, thotë Gjici me siguri absolute në vetvete.

 

Menjëherë ka reaguar kryeministri Edi Rama, i cili e quajti këtë veprim, një “lajthitje kolektive”.

 

Kurse vetë Veton Surroi, duke folur në SYRI TV, deklaroi: “Për mua brenga më e madhe ishte sistemi mendor i zotit Gjici, fjalimi i tij. Nëse është sistem mendor i PS, është për t’u brengosur. Një njeri që flet ashtu, që gjykon, përjashton dhe anatemon është pjesë e një mendësie diktatoriale. Pas këtij anatemimi që bëri Gjici, do të pasonte ekzekutimi. Nëse ky është diskursi brenda PS-së, atëherë është për t’u brengosur".

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...