Denoncimi i PD: Njerëzit u lanë pa shtëpi për t’u përdorur në fushatë. Banesat individuale, premtim i pambajtur i Ramës dhe Veliajt

Hënë, 30 November 2020 12:34

 

Ish-deputeti i PD-së Gent Strazimiri, me anë të një statusi në “Facebook” shkruan se njerëzit janë lënë pa shtëpi, me qëllim që të përdoren në fushatë.

Strazimiri thekson se banesat individuale janë një premtim i pambajtur nga Rama dhe Veliaj.

 

 

Postimi i plotë i ish-deputetit demokrat Gent Strazimiri:

 

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, GENT STRAZIMIRI

 

Të dashur qytetarë, spektakli propagandistik i hajdutëve të fatkeqësisë, Edi Rama dhe Erion Veliaj, ka vetëm një titull, dhe ai është mashtrim i madh. Një vit pas tërmetit ata që kanë humbur shtëpitë vijojnë të jetojnë në çadra, mes rrënojave apo në qera që nuk arrijnë t’i paguajnë dot.

E gjithë kjo mizanskenë kriminale është menduar për tu vendosur në shërbim të axhendës politike të hajduteve të fatkeqësisë.

 

Dokumentet zyrtare provojnë se qytetarët e prekur nga tërmeti nuk do të hyjnë dot në shtëpitë e tyre, të paktën deri në korrik të vitit 2022. Pra edhe dy vjet të tjera pa shtëpi. Për të kuptuar se sa kanë zvarritur situatën, mjafton të përmendim se 6 muaj pas tërmetit Bashkia e Tiranës nuk kishte akoma vlerësimin e saktë të banesave individuale të banesave që do të duhej të ndërtoheshin. Në këto shtëpi Erion Veliaj ka qenë, xhiroi momentin e tij të minutazhit dhe nuk u duk më.

 

Të nderuar, qytetarë paratë janë aty, plot 17 milionë euro të tenderuara për 889 banesa individuale. Por arsyeja përse nuk po vazhdojnë punimet janë zgjedhjet e vitit tjetër, e gjithë kjo për propagandën e tyre, për foto gjatë fushatës, për t’i hedhur hi syve shqiptarëve.

Këto shtëpi do të duhej të kishin përfunduar tashmë, sepse nuk janë vila luksoze nëpër kodrat e Tiranës, por shtëpi njëkatëshe të cilat do të duhej të ishin ndërtuar në pak muaj.

Shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe e mikut, mjafton dashuria që ka brenda për ta kthyer atë në një çerdhe lumturie. Por ju o qeveritarë nuk keni nga t’i dini këto, sepse ju ka zënë sytë paraja dhe luksi i shfrenuar ku jetoni.

Ne do të vazhdojmë të bëjmë çdo ditë transparencë sepse refuzojmë faktin se pushteti i korruptuar i Edi Rames dhe Erion Veliaj të trajtojë njerëzit si kavie elektorale. Shumë shpejt perdja do të bjerë dhe hajdutët e fatkeqësisë do të përgjigjen përpara ligjit.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...