Pse nuk duhet neglizhuar prezenca ushtarake në Othonoi

Hënë, 30 November 2020 14:07

 

Në disa gazeta greke dhe shqiptare ka qarkulluar lajmi i bujshëm se “qeveria greke po planifikon të vendosë prezencë ushtarake në Othonoi”, ishull që është i njohur si një referencë e shumëdebatuar në përpjekjet e ndarjes së kufirit detar mes dy vendeve tona.

Në cilësinë e ekspertit të sigurisë kombëtare dhe çështjet e NATO-s, më duhet të them se, me gjithë përpjekjet, nuk gjeta as një konfirmim zyrtar dhe për rrjedhojë dëshiroj të besoj se nuk kemi të bëjmë me një lajm të vërtetë, por thjesht një “testim propagandistik” që i bëhet opinionit publik në Greqi dhe Shqipëri.

 

Për më tepër, uroj dhe besoj të jetë edhe një “fake news” për konsum politik të brendshëm të qeverisë greke, si për të dëshmuar para opinionit publik se përpjekjet për zgjerimin e Greqisë me 12 milje do të arrihen me çdo mjet, përfshi rritjen e prezencës dhe përdorimin e fuqisë ushtarake.

Nga ana tjetër, nëse do ta konsiderojmë lajm të vërtetë, që Greqia në momentin e negocimit me Shqipërinë për delimitimin e hapësirave ujore planifikon që në një ishull me 400 banorë, përballë një vendi anëtar të NATO-s të vendosë kapacitete ushtarake, atëherë ky do të përbënte një provokim të rëndë, me pasojë përkeqësimin e frymës së mirëbesimit reciprok dhe marrëdhënieve mes dy vendeve.

 

Për ta bërë më të qartë këtë këndvështrim, le të shikojmë situatën e sigurisë në Mesdhe, duke u fokusuar në rastet e projektimit të prezencës dhe përdorimit të fuqisë ushtarake.

 

Është historikisht e njohur se shtetet synojnë arritjen e qëllimeve strategjike nëpërmjet angazhimit të instrumenteve diplomatike dhe ekonomike, ndërsa përdorimi i fuqisë ushtarake mbetet opsioni i fundit dhe vetëm pasi janë konsumuar të gjitha të tjerat.

Konkretisht, situata e sigurisë në Mesdheun Lindor për afro një vit mbetet e brishtë, kryesisht si rezultat i masave dhe veprimeve të njohura të Greqisë dhe Turqisë.

Ndërkohë, në Jonin Verior vijojnë përpjekjet për delimitimin e ujërave midis Shqipërisë dhe Greqisë (si një qëllim strategjik i Greqisë), për të cilat sipas deklarimeve mediatike të të dy Kryeministrave, do të angazhohen gjykatat ndërkombëtare!

 

Po ashtu, referuar gazetës greke, kemi edhe dy qëndrime me peshë, të rëndësishme dhe kërcënuese për pozitën dhe interesat e Shqipërisë nga Kryeministri i Greqisë dhe ai i Shqipërisë:

Kryeministri Mitsotakis ka deklaruar se “vendi i tij fillimisht do të zgjerojë 12 milje, sipërfaqen e ujërave territoriale dhe më pas të shkojë në gjykatë”; ndërsa Kryeministri Rama në mënyrë të përsëritur ka mbështetur të drejtën e Greqisë për të dyfishuar ujërat territoriale nga 6 në 12 milje.

Pirro Ahmetaj Harta Greqia
Duke njohur dhe “mbështetur” apriori zgjerimin me 12 milje, do të vështirësoheshin dhe kërcënoheshin interesat e Shqipërisë, qoftë edhe në gjykatë, në interes të Greqisë, pasi do të negociohet mbi “sovranitet” dhe jo mbi të “drejta sovrane”.

Dhe nëse është kështu, jo vetëm e gjej një provokim serioz ndaj integritetit të Shqipërisë, por edhe në kundërshtim me parimet themelore të marrëveshjes së Uashingtonit, si dhe frymën e mirëbesimit reciprok mes vendeve të NATO-s.

Gjithsesi, qoftë edhe planifikimin e një prezence të shtuar ushtarake në Othonoi, nuk e gjej fare as të dobishme, as të nevojshme, por si marrëzi për të mos u neglizhuar. Por cilat mund të ishin disa nga synimet strategjike të Greqisë me këtë veprim?

E para, rritja e prezencës dhe krijimi i njësive ushtarake në kohë paqeje kryhet për arritjen e objektivave afatgjatë të sigurisë kombëtare. Por objektivat operacionalë në këtë rajon (autoritetit/sovranitetit detar) Greqia mund t’i realizojë edhe nga Korfuzi, për shkak të afërsisë gjeografike me Othonoin. Në këtë kontekst, pavarësisht se marrëdhëniet me Shqipërinë janë paqësore (e ritheksoj nëse e vërtetë!), militarizimi i ishullit Othonoi është rezultat i ndryshimit të konceptit strategjik të Greqisë për të zgjeruar rrezen e kontrollit të hapësirës detare. Në këtë rast, efekti strategjik që synohet është për të rritur peshën e ishullit Othonoi me të drejtat e tokës (“tokës kontinentale”), dhe për rrjedhojë për të zvogëluar hapësirën e ZEE-së dhe “shelfin kontinental” për negocim me Shqipërinë.

Për më keq, e gjej si hapin e parë dhe e lexoj si mesazh strategjik të qeverisë greke ndaj Shqipërisë dhe institucioneve ndërkombëtare (përfshi gjykatat) në mbështetje të zgjerimit të ujërave territoriale në 12 milje dhe me synim të imponojë, qoftë edhe në gjykatën ndërkombëtare në favor të Greqisë, delimitimin e hapësirave detare me Shqipërinë.

Ndërsa marrëveshja e detit me Greqinë mbart një sensibilitet kombëtar dhe parë në këtë kontekst shteti grek po vepron si shtet normal, duke përdorur instrumentet, përfshi planifikimin e fuqisë ushtarake që disponon në interesin e vet kombëtar.

Çështja që shtrohet është: a duhet të konsiderojë dhe reagojë dhe shteti shqiptar si shtetet normale me mekanizmat e sigurisë kombëtare? A disponon Shqipëria instrumente të mjaftueshme dhe kapacitete të afta për të ushtruar të drejtat sovrane si dhe reaguar dhe përballur nëse do të ketë kontestime mbi zgjidhjen e çështjes së ujërave?

Do doja dhe lutem të jem gabim, por mbetem tepër skeptik për këtë, pasi vetëm pak muaj më parë, fatkeqësisht qeveria Rama “guxoi të fshijë” nga inventari i burimeve të mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë bazën e detare të Sarandës, një infrastrukturë me peshë kritike në ushtrimin e sovranitetit detar në Kanalin e Korfuzit, si dhe për operacionet e NATO-s. Ndërsa nga komunikimi me ekspertë/kolegë të SHBA-së, më është konfirmuar se: heqja e kësaj baze dhe për shkak të distancës nga Baza e Pashalimanit, e pamundëson ushtrimin e autoritetit (sovranitetit) detar në gjirin e Sarandës dhe ujërat e Jonit.

Për sa më sipër, në cilësinë e ishkëshilltarit, do t’i rekomandoja Presidentit që në përgjegjësinë kushtetuese të Komandantit të Përgjithshëm, mbështetur në nenin 92/h të Kushtetutës t‘i kërkojë Kryeministrit: informacion shterues për miratimin e zgjerimit 12 milje dhe shtimin e prezencës ushtarake nga pala greke, çka e kërcënojnë seriozisht pozitën e RSH në Kanalin e Korfuzit; për heqjen e bazës mbështetëse detare të Sarandës nga Plani i Përhapjes, gjendjen e kapaciteteve të FD për ushtrimin e sovranitetit detar, si dhe mbrojtjen e interesave gjeopolitike të RSH-së në Mesdhe.

Ndërsa mesazhi im për “hartaxhinjtë dhe patriotët me qillota ushtarake”, për shtetarët dhe zyrtarët delikuentë, nuk është kurrsesi as të bëhen kamikazë, as dëshmorë, por të zgjohen nga ëndrrat me “epope të lavdishme”, si dhe të mos shpërdorojnë më tej si kauzë patriotiko-nacionaliste çështje me impakte strategjike mbi sigurinë kombëtare.

Thënë sa më lart, nuk pretendoj të bëj Eureka-n të gjithë diturin. Në të kundërt, shpresoj që të kontribuoj modestisht për të zgjuar Autoritetet dhe institucionet përgjegjëse rreth kësaj çështjeje me peshë kritike për sigurinë mbarë-kombëtare.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Përparim Spahiu: Kjo qeveri nuk ka asnjë plan konkret për të ndaluar rrjedhjen e trurit nga vendi

Politikë

Përparim Spahiu: Kjo qeveri nuk ka asnjë plan konkret për të ndaluar rrjedhjen e trurit nga vendi

  Ish-deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu thotë se shpopullimi i vendit është një plagë sociale dhe problemi më i madh është largimi i mjekëve dhe infermierëve, sidomos në këtë kohë pandmie. Në...

Kërpaçi:4 vitet e Ramës me timonin vetëm, thelluan papunësinë. Prioriteti numër 1 i LSI në qeverisje, hapja e vendeve të reja të punës

Politikë

Kërpaçi:4 vitet e Ramës me timonin vetëm, thelluan papunësinë. Prioriteti numër 1 i LSI në qeverisje, hapja e vendeve të reja të punës

  Kryetarja e LRI-së Floida Kërpaçi flet në një intervistë për gazetën “standard” mbi zhvillimet e fundit politiko-sociale në vend. E angazhuar nga LSI në Tiranë, Kërpaçi theksoi se qytetarët e...

I bëjmë thirrje prokurorisë për fillimin e hetimeve për veprën penale të " Shpërdorimit të detyrës".

Politikë

I bëjmë thirrje prokurorisë për fillimin e hetimeve për veprën penale të " Shpërdorimit të detyrës".

Nga Vojo Bregu Me sa duket, kryetari i pazgjedhur i bashkisë Vorë, i ka shkuar deri në fund planit rilindas, për shndërrimin e bashkisë në një koshere elektorale. Në kundërshtim me...