Vazhdon hakmarrja e Edi Ramës kundër faqes `Jeta osh Qef’, mbyllet edhe në FB

Hënë, 30 November 2020 14:10

 

Kishte disa muaj që portali popullor, ‘Jeta osh Qejf’, po publikonte një seri dokumentesh që vërtetonin abuzime dhe vjedhje skandaloze me anë të tenderëve, që bëjnë institucione të ndryshme të qeverisë Rama.

Ky portal prej një viti po informonte vetëm nëpërmjet platformës sociale Facebook, pasi në nëntor të vitit 2019 qeveria nëpërmjet AKEP e bllokoi këtë faqe kritike, ku më së shumti publikohen denoncimet ‘shqeto’ të qytetarëve.


Por së fundmi kjo faqe që ka mbi dy milion njerëz kanë zgjedhur ta ndjekin në rrjetet sociale është mbyllur edhe nga Facebook, pas një batërdie raportimesh që dihet se nga vijnë.

 

Në 30 nëntor të vitit të shkuar, pas paralajmërimeve që lëshoi ato ditët, kryeministri Edi Rama kundër portaleve mes të cilëve edhe Syri.net, për herë të parë, në Shqipëri u mbyll faqja interaktive, JOQ, (Jeta osh Qef).

AKEP, e ka bllokoi pa asnjë argumentim serioz domain-in JOQ, duke pamundësuar vizitimin e saj nga të gjithë ata që jetojnë në Shqipëri. Që atëherë ajo ka funksionuar në FB, por së fundmi edhe aty është bllokuar.

Në kohën e bllokimit nga AKEP drejtuesit e JOQ, nëpërmjet një postimi në Instagram bënë me dije se kishin të bënin me një sulm politik, pasi sipas tyre, qeveria dhe kryeministri Edi Rama, po përpiqeshin që t’i mbyllë gojën atyre dhe gjithë mediave kritike.

Më herët Policia e Shtetit njoftoi se ishin proceduar Erland Dalliun dhe Gentian Çengelin, administratorë të faqes Jeta Osht Qef pasi kanë lejuar përhapjen e panikut me lajme destabilizuese, pas tërmetit që goditi vendin.

Lajmi për të cilin u proceduan administratorët e JOQ, është një fotografi e shpërndarë në Instagram, ku në inbox-in e JOQ kishte shkuar një mesazh denoncim nga qytetarët se në morgun e Tiranës, kishte dhjetra trupa të vdekur.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Kryemadhi: Fryma krijon numrin më të madh të mandateve

Politikë

Kryemadhi: Fryma krijon numrin më të madh të mandateve

    Fryma është ajo që krijon numrin më të madh të mandateve. Nëse një listë e vetme do t’i jepte fitore maksimale opozitës, ju mendoni që Edi Rama do të shkelte...

Kryemadhi: Edi Rama ta harrojë mundësinë e bashkëpunimit me LSI-në

Politikë

Kryemadhi: Edi Rama ta harrojë mundësinë e bashkëpunimit me LSI-në

  Kryetraja e Lëvizjes Socialosite për integrim Monika Kryemadhi duke folur në një intevsuitë për neps 24 deklaroi se “Edi Rama dhe Rilindja më 25 prill duhet të ikin”. “Dhe çdo deputet...

Floida Kërpaçi: LSI është parti e të rinjve

Politikë

Floida Kërpaçi: LSI është parti e të rinjve

  Floida Kërpaçi, kryetare e LRI-së, e ftuar në ‘PolitiKon’ nga Alfred Lela në ‘RTV Ora’, u shpreh se LSI është parti e të rinjve se është themeluar duke u mbështetur...