Drejtor, prap Shefqeti e ka fajin?

Hënë, 30 November 2020 15:19

Nga Ylli adylgjeri

Drejtor, prap Shefqeti e ka fajin?

Zhvilloheshin zgjedhjet kuvendore te vitit 2005.
Isha i ngarkuar te punoja ne shtabin e Kryeministrit te kohes qe kandidonte ne zonen 99-te, ne Sarande.
Ne ato muaj u bene mjaft investime ne Sarande. Nje prej tyre ishte edhe pista uljes se helikopterit prane Spitalit te Sarandes.
Morri pjese vete Kryeministri ne inagurim. Siç e deshte puna u morra me organizimin e ceremonise peruruese. Kontaktova me autoritete me te larta te Spitalit te Sarandes per pritjen dhe organizimin sipas rregullave. Keshtu ne diten e planifikuara, ne shesh krahas qytetareve, elektoratit, kishin dale edhe te semuret ne ballkonet e spitalit. Dhe si te mos mjaftonin keto, drejtoria kishte nxjerre ne ballkonet e katit te fundit edhe te semuret psiqike!!! E pa besueshme!
Aq qesharake u be kjo prani e tyre, sa kur Kryeministri kerkoj te marre fjalen pershendetese, te gjithe u qetesuan, te semuret psiqike nuk pushonin se brohorituri. Tentova te komunikoj me to, me personelin pergjegjes, por e kote. Me keq thërrisnin. Kur e perjetoi kete situate Kryeministri mu drejtua mua, dhe me humor me tha: A ja ke dhene ilaçet?
Se desha veten. Ngjis shkallet, dhe bashke me infermieret qe u ndodhen i muarrem dhe i mbyllem neper dhomat e tyre. Por nuk ishte e thene. Njeri kishte shpetuar e i bashkuar te mençurve...
Nderkohe pasi u vu qetesia, u mbajt edhe fjala peruruese e mes duartrokitjeve e mbyllem dhe vijuam
ne perurimet e tjera ne kanalin e Bistrices.
Me te mbritur aty, ne koktejin e organizuar per perurimin e nje parmaku 12 km pergjate lumit, vjen nje lajm nga gazetaret lokal.
Me vine e me thone me nje fryme:
Zoti Dylgjeri, sa u largua Kryeministri nga Spitali i Sarandes, nje nga te semuret eshte hedhur nga lart...dhe vdiq!
UaaaaUuuu!
E keni verifikuar lajmin u them ?
Po- me thonë.
Marr makinen e nisem drejt spitalit. Aty ndeshem me mjeket, drejtorin dhe policinë. I pyes per rrethanat, me thone se... e ka rast te perseritur hedhjen nga lartesite?
Çeshte kjo !? Po Ju çmasa keni marre ? - i them drejtorit?
Uli sytë dhe nuk mu përgjegj.
Ngjarja morri permasa, u bene analizat e shkarkimet e bashke me to çeshtja shkoj ne gjykate...
Nuk e di, ne Spitalin "Shefqet Ndroqi" a ka pergjegjesi, Drejtori i Spitalit etj, pas 4 hedhjeve dhe perfundimit tragjik te tyre?
Apo si zakonisht drejtesia e Rames ja ka lene edhe kete here fajin...Shefqetit!

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...