Vetëvrasja e 60-vjeçarit te “Shefqet Ndroqi”, ish-ministri i Shëndetësisë: Çmenduri, ne i izolojmë pacientët! Dëme katastrofale në menaxhimin e situatës

Hënë, 30 November 2020 16:05

 

Ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu, foli për vetëvrasjen e 60-vjeçarit Leonard Skabona nga spitali Covid-2 Shefqet Ndroqi.

Në një lidhje me “Skype” për News24, ish-ministri Shehu theksoi se vetëvrasjet në spitale nuk kanë ndodhur në asnjë vend tjetër, por vetëm në Shqipëri, ndaj dhe janë kthyer në një fenomen shqiptar.

 

“I përcjell ngushëllime më të thella familjarëve. U bënë disa vetëvrasje që po ndodhin në spitalet tona këto muaj, ndryshe nga vendet e tjera, ku nuk ka vetëvrasje në spitale. Nuk gjejmë asnjë rast vetëvrasjeje të pacientëve në spitale, në vendet e tjera, ndërsa te ne po bëhet mjaft e dhimbshme”, tha Shehu.

Mund të vijë kjo ilaçet apo oksigjeni që ata marrin…
Kjo ndodh vetëm në Shqipëri. Në Gjermani nuk ka asnjë rast të tillë, as në vendet e tjera. Ky është një fenomen vetëm shqiptar, që kërkon të analizohet. Shkaqet janë komplekse, nuk mund të themi që është një apo dy. Janë shkaqe që lidhen me një problem të madh shqiptar në trajtimin e këtyre të sëmurëve dhe atmosferën e krijuar ndaj tyre. Nuk e harroj dot kurrë intervistën që dëgjova një natë nga nëna e të riut që u vetëvra. Ajo nënë, me një guxim të madh, erdhi dhe foli, duke treguar edhe gjithë problemet.

 

 

 

Vëllai i 60-vjeçarit tregoi problematikat e viktimës. A ndikon terapia që ndjekin këta pacientë në rëndimin e gjendjes së tyre emocionale apo në goditjen e trurit?
Nuk e di rastin e fundit, por rastet e tjera nuk kanë pasur asnjë problem mendor. Kanë në kushtet e një sistemi normal. Mund të them absolutisht që patologjia i rëndon, pasi është shumë e rëndë. Nuk është faji i stafeve mjekësore. Çështja është te një deformim psikoze, e krijuar që në muajin mars. Është një ambient që ka krijuar deformime psikologjike te këta të sëmurë. Kemi një kryeministër që fliste për mijëra të vdekur dhe që aty nisi deformimi psikologjik i pacientëve. Conte, Merkel, Macron dilnin të qetësonin qytetarët, jo t’i terrorizonin ato. Ne krijuam surrealen për të terrorizuar njerëzit.

Është krijuar një atmosferë që nga tamponi, që nuk e gjen dot, që te mjeku i familjes, te regjimi. Kemi një numër shumë të vogël psikologësh, të sëmurët mbahen të izoluar. Me rekomandimin e psikologut, ata duhet të takojnë edhe familjarët për ta qetësuar. Ne i trajtojmë të sëmurët sikur janë të burgosur, iu marrim dhe telefonat. A ka çmenduri më të madhe se kjo? Le të marrim dhe ca pranga e t’i lidhim në spital.

A ndikon sasia e oksigjenit që ata marrin?
Edhe oksigjeni në sasi të lart mund të japë problem, por më shqetësues është oksigjeni i pakët. Kemi një dështim total menaxhimi të pandemisë. Janë bërë dëme katastrofale në menaxhimin e kësaj pandemie, që kanë shtuar stresin e pacientëve, të qytetarëve, i ngarkojnë negativisht ata.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...