Meta: Nuk vë baste për çelje negociatash, kam bërë shumë për...

Hënë, 30 November 2020 21:49

 

 

Presidenti Ilir Meta, që e ka paralajmëruar prej kohësh se nuk ka negociata për Shqipërinë, që nga mbajtja e zgjedhjeve njëpartiake e deri te kushtet e tjera, foli sonte në Çim Peka LIVE.

Ai komentoi deklaratën e kancelares gjermane, Angela Merkel se nuk ka negociata për Shqipërinë. Meta tha se ai nuk vë bast për çelje negociatash, por paralajmëroi se i ka bërë me dije këto ngjarje të pritshme.

“Kam thënë se nuk ka çelje të negociatave dhe e kam treguar qartë atë që duhet bërë.

Kjo deklaratë e kancelares sot është një gjuhë e zbutur diplomatike, por mendoj se qëndrimet kanë qenë të qarta edhe nga përfaqësuesi i Bundestagut për Ballkanin, zoti Vadeful. Kushtet kanë qenë aty, ne nuk kemi dashur t’i plotësojmë ato,” tha Meta
Kreu i shtetit tha se ka bërë shumë që vendit t’i pakësoheshin kushtet.

“Dua t’ju kujtoj se presidenti bëri çdo gjë që Shqipërisë t’i pakësoheshin kushtet.

Në kulmin e krizës majin e kaluar, dy institucione bënë përpjekjet e tyre: Bundestagu që ofroi gatishmërinë për ndërmjetësim dhe e bëri të qartë se me zgjedhje njëpartiake, pozita e Shqipërisë do të ishte edhe më e rëndë, dhe presidenti që ndërmori iniciativë dhe bëri tryeza,” tha Meta.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...