Merkel tha se nuk premtonte çeljen e negociatave me Shqipërinë, Presidenti Meta: Bundestagu ka kusht hetimin e krimit zgjedhor! Qeveria ka shkelur…

Hënë, 30 November 2020 21:51

 

Pas deklaratës së kanceraler Angela Maerkel, se është skeptike për hapjen e konferencës së parë ndërqeveritare me Shqipërinë këtë vit, ka reaguar edhe Presidenti i Republikës, Ilir Meta.

Në një lidhje live për emisionin “Çim Peka Live”, Kreu i Shtetit u shpreh se kushtet të cilat janë primare nga Bundestagu Gjerman për çeljen e negociatave, si hetimi i krimit zgjedhor, nuk janë plotësuar qëllimisht nga qeveria.

Sipas Metës kjo deklaratë e sotme e kancelares Merkel është një gjuhë e zbutur diplomatike, por thekson se qëndrimi i Gjermanisë ka qenë i qartë prej kohësh.

“Nuk vë baste për mos çelje negociatash të Shqipërisë me BE. Unë ju kam thënë prej vitesh që nuk ka elje të negociatave dhe e kam treguar qartë se farë duhet bërë dhe ato që unë i kam treguar qartë në nivel ndërkombëtar ka pasur një institucion që i ka treguar po kaq qartë që është Bundestagu.

Kjo deklaratë e kancelares Merkel është një gjuhë e zbutur diplomatike, por mendoj se qëndrimet kanë qenë të qarta.

Bundestagu ka tre katër vjet që e ka kusht hetimin e krimit zgjedhor, dy dosjet e Shijakut edhe të Dibrës, por jo vetëm.

Ne nuk kemi dashur ti plotësojmë kushtet. Kushtet kanë qenë aty dhe qeveria i ka shkelur në mënyrë të qëllimshme”, tha Meta.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...