Shorti Live në Presidencë! Zgjidhjet kryetari i ri Këshillit të Emërimeve në Drejtësi! Marsida Xhaferrllari fiton postin e…

Premte, 04 December 2020 11:29

 

Anëtari i Gjykatës së Lartë, Ervin Pupe, është zgjedhur sot Kryetari i këshillit të Lartë të Emërimeve në Drejtësi.

Nga shorti me gogla i hedhur sot në Presidencë, emri i Ervin Pupes ka dal fituesi, ndërkohë që nga Gjykata e Lartë, emri i gjyqtarit Ilir Panda ka dal i dyti dhe do të jetë anëtari zëvëndësues në KED.
Shorti me gogla ka nxjerrë dy emrat e anëtarëve që do përfaqësojnë Gjykatën Kushtetuese në Këshillin e Emërimeve në Drejtësi.

Emri i parë që doli nga shorti është ai i Marsida Xhaferrallarit, ndërkohë që anëtarja tjetër është Elsa Toska. Si anëtare zëvendësuese ka dal nga shorti me gogla, emri i Fjona Papajorgjit, ndërkohë që ka ngelur jashtë këtij shorti, kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha.

 

Mardida Xhaferllari zgjidhet anëtare e parë e KED

Elsa Toska zgjidhet anëtarja e dyte e KED

Fiona Papajorgji, anëtare zëvendësuse në KED

Ervin Pupe zgjidhet anëtar i KED

Ilir Panda Anëtar zëvendësues i KED

****

Kujtojmë që ishte vet kreu i shtetit që përcaktoi datën 4 dhjetor për hedhjen e shortit. Në short janë kandidatët e sjellë nga Gjykata Kushtetuese, Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe Këshilli i Lartë Gjyqësor. Kreu i shtetit ka ftuar sot të jetë i pranishëm në proces edhe Avokatin e Popullit.

KED me anëtarët e rinj do të funksionojë përgjatë vitit 2021. Sjellim në vëmendje që KED është një organ kolegjial me 9 anëtarë dhe me mandat 1-vjeçar.

Ky institucion ka rol kyç në vlerësimin e kritereve profesionale e morale të kandidatëve për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese. Shorti vjen në një kohë kur ambasadorja amerikane Yuri Kim po përsërit vazhdimisht thirrjet për palët që ta bëjnë funksionale Gjykatën Kushtetuese deri më 31 dhjetor.

Në një njoftim të para një jave të bërë nga Presidenca lidhur me shortin thuhej: “Institucioni i Presidentit të Republikës njofton publikisht dhe zyrtarisht Avokatin e Popullit, për të qenë i pranishëm si vëzhgues i të gjithë procedurës së hedhjes së shortit. Duke mbajtur në konsideratë nevojën për respektimin e protokolleve shëndetësore dhe rregullave për shkak të situatës pandemike Covid-19, Presidenti i Republikës fton Gjykatën Kushtetuese, Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë, të jenë të pranishëm në momentin e hedhjes së shortit përmes një përfaqësuesi të caktuar prej tyre. Procedura e hedhjes së shortit do të jetë publike dhe do të transmetohet live përmes mjeteve të informimit publik, medias televizive, medias on line etj”.

Në të shkuarën presidenti Meta ka pasur përplasje me Ardian Dvoranin, pasi kërkonte largimin e tij si kreu i KED-së. Dvorani ka kërkuar rikthimin në KED deri në fund të vitit, duke iu drejtuar me një shkresë Vitore Tushës. KLGJ vendosi largimin e Dvoranit nga Gjykata e Lartë dhe kalimin e tij në gjykatën e Apelit, ndërkohë që beteja Meta-Dvorani ka qenë vazhdimisht e ndezur.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...