Dhimbje dhe trishtim për mikun e shtrenjtë!

Premte, 04 December 2020 12:48

Nga Kastriot Islami - 04/12/2020

Jam shumë i tronditur e i trishtuar... e kam shumë të vështirë të gjej fjalët e duhura për të shprehur dhimbjen dhe trishtimin e madh... për mikun e shtrenjtë.

E kam ndjekur gjendjen e tij shëndetësore që nga fillimi kur pati shenjat e para sepse pinim çdo ditë kafen së bashku. Çdo ditë vazhdimisht, deri mbrëmë kur me lajmëruan për gjendjen shumë të rëndë, por që nuk doja ta besoja. Dhe deri sot kur në mëngjes herët më erdhi sms-ja: Marko nuk ia doli dot...

Nuk doja ta besoja sepse kisha pasur gjithnjë një shpresë, më shumë një dëshirë të fshehtë se do t’ia hidhte... se do ta fitonte këtë betejë... kisha një besim të verbër se Marko i fuqishëm dhe plot shëndet do të mund ta kapërcente këtë vështirësi, por mesa duket kjo paska qenë e pamundur.

 

Uroj forcë e kurajo për familjen, gruan e tij Silva, fëmijët Marsidin dhe Nensin, por edhe për nënën e tij të moshuar që aq shumë e donte dhe aq shumë kujdesej duke vajtur shpesh në Berat apo duke e marrë me vete në Tirane.

Ne ishim miq të ngushtë me Markon dhe së bashku me dy të tjerë pinim së bashku kafen çdo ditë.

I mora të tjerët, por edhe ata s’e besonin lajmin e hidhur.

Mungesa e tij do te jete e madhe sepse:

-Marko ishte qytetar i vërtetë, i kultivuar dhe me shumë dije.

-Qytetar me integritet të lartë, por shumë paqësor,

-I vendosur në opinionet e tij, por edhe shumë tolerant e konstruktiv.

Tipike për Markon do të thosha se ai ishte shumë i arsyeshëm, i butë e mendjehapur dhe kërkonte gjithnjë t’i largohej së keqes...kishte dëshirën e madhe të paqtimit të shpejtë.

-Marko nga formimi ishte jurist dhe kishte mbrojtur gradën Doktor i Shkencave në marrëdhëniet ndërkombëtare.

-Marko ishte diplomat me përvojë e kompetencë.

-Por edhe gazetar i talentuar në median vendase dhe te huaj.

-Deputet në tri legjislatura dhe politikan i moderuar.

-Ministër i Integrimit, i angazhuar për integrimin e Shqipërisë në BE.

-Së fundmi edhe anëtar themelues i Këshillit të Ambasadorëve të Shqipërisë

-Zv-ministër i mbrojtjes.

-Drejtues politik i qarkut të Beratit.

-Lektor në universitete në Shqipëri e Strugë të Maqedonisë për organizmin e funksionimin e BE.

-Qytetar i denje dhe familjar shembullor...

Ju kërkoj ndjesë për pamundësinë për të thënë më shume... Marko meriton shumë më tepër dhe unë kam shumë për të thënë për Markon e dashur, por sot jam shumë i tronditur e i trishtuar dhe ju kërkoj ndjesë që s’mundem...

Lajmi është ende i pabesueshëm për mua, miqtë tanë dhe familjen time.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...