Berisha mesazh ngushëllimi: I sjellshëm e i guximshëm, Kasem Hysenbelliu qëndroi burrërisht dhe i paepur për pavarësinë e medias dhe kundër censurës

Saturday, 05 December 2020 17:22

 

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka përcjellë një mesazh ngushëllimi për Presidentin e televizionit ‘’Fax News’’, z.Kasem Hysenbelliu

Berisha thotë se z.Hysenbelliu në evprimtarinë e tij u ndesh me shumë presione politike, aq sa kërkonin t’i vrisnin edhe ëndrrës fisnike për media të lirë, por ai i sjellshëm e i guximshëm u përball burrërisht me censurën.

 

Berisha shpreh nderimin e thellë për kontributin e Kasem Hysenbelliut dhe lutet që shpirti i tij të gjejë paqen e merituar.

MESAZHI NGA SALI BERISHA

 

Mesazh ngushellimi!

 

Miq, Kasem Hysenbelliu, pronari dhe presidenti i Fax Neës, njeres prej mediave te reja me te hapura dhe me te pavarura ne 30 vitet e fundit, u nda nga jeta parakohe.

Kasemi Hysenbelliu ne veprimtarine e tij u perball me presione te shumta politike te kryecensorit te vendit dhe lakejve te tij, qe kerkonin ti vrisnin endrren fisnike te medies se lire.

I sjellshem dhe i guximshem Kasemi qendroi burrerisht dhe i paepur kunder censures dhe per pavaresine e medias qe ai drejtonte.

 

Me vizionin e tij te qarte ai arriti me sukses te themeloje dhe te ngreje shpejt nje media te lire, te pavarur, te respektuar nga publiku duke dhene keshtu nje kontribut te vertet ne transparencen, luften kunder cesures ne shkalle vendi dhe krijuar nje media te respektuar.

Me kete rast shpreh nderimin tim te thelle per ndihmesen e tij te çmuar dhe ngushellimet e mia te ndjera familjes, miqve, te afermve dhe stafit te mediave qe ai drejtonte. Une lutem se bashku me ta qe shpirti i Kasemit te gjeje paqen e merituar. Amin!! sb

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...