Opinioni paraprak i ‘Venecias’ për Kodin, Basha: Konfirmim i aktit antikushtetues të ndërmarrë nga Rama. Çdokush të kandidojë vetëm në një zonë

Saturday, 05 December 2020 17:56

 

Kreu i PD, Lulzim Basha ka komentuar në emisionin ‘’Kjo Javë’’ të Nisida Tufës në News24 opinionin paraprak të Komisionit të Venecias për ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

Basha thekson qartë se ky është një tjetër konfirmim e aktit anti-kushtetues dhe anti-demokratik të ndërmarrë nga kryeministri Edi Rama për zgjedhjet e 25 prillit.

 

Madje Basha i qëndron rekomandimit të Komisionit të Venecias që çdokush të kandidojë në vetëm një zonë, dhe jo kryetarët e partive të kenë të drejtë të garojnë ngë 4 zona.

 

 

PJESË NGA INTERVISTA

 

Nisida Tufa: Kthehemi pas hapësirës publicitare jemi me kryetarin e partisë demokratike zotin Basha. Zoti Basha ndërrojmë temë tani, lamë pandeminë duke bërë shteruese të gjitha pyetjet lidhur me të dhe pozicionin e opozitës flasim pak për raportin paraprak të Venecias i quajti procedurat jashtëzakonisht të nxituara por gjithsesi gjërat mbeten në vend, gjërat janë në vend, cili është reagimi juaj për këtë raport dhe çfarë do të thotë ai në këto kushte ku palët ftohen në dialog përsëri?

Lulzim Basha: Tjetër konfirmim i aktit anti-kushtetues edhe anti-demokratik të ndërmarrë nga Edi Rama në kushtet e ankthit dhe panikut në përballjen e 25 prillit.

Nisida Tufa: Zoti Basha, krerët e partive mund të kandidojnë në katër zona, Venecia bën thirrje që ose ta bëjnë këtë. Ju do ta shfrytëzonit këtë mundësi të kodit?

 

Lulzim Basha: Unë mendoj se ky është një përcaktim tjetër i një taktike të ankthit dhe të panikut të Edi Ramës dhe vetë Venecia ka thënë që është anti-demokratike. Partia Demokratike dhe unë personalisht qëndrojmë me parimin dhe parimi në këtë rast është që çdokush do të kandidojë vetëm në një zonë.

Nisida Tufa: A do të kandidonit përsëri në të njëjtën zonë si në 2017-ën apo diku tjetër?

Lulzim Basha: Për këtë dhe për çdo çështje tjetër ku vendimmarrja e Partisë Demokratike, si gjithmonë do të jetë e hapur dhe transparente. Do të keni në momentin e duhur përgjigjen.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...