Raporti i FMN për pandeminë, Basha: Kambanë alarmi, tregon falimentimin e plotë politik dhe moral të kësaj qeverie

Saturday, 05 December 2020 18:08

 

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, foli në emisionin “Kjo Javë” të gazetares Nisida Tufa, në News24, për raportin e Fondit Monetar Ndërkombëtar, i cili ka ngritur shqetësimin se Shqipëria është vendi që ka ndihmuar më pak përgjatë kohës së pandemisë në raport me vendet e rajonit.

Sipas Bashës, vendi ynë ka shpenzimet më të ulëta për shëndetësinë dhe paketën më të ulët anti-Covid, edhe pse i ka të gjitha mundësitë për t’iu ardhur në ndihmë qytetarëve.

 

“Shpenzimet më të ulëta për shëndetësinë, pra buxhetin më të ulët për shëndetësinë, paketën më të ulët të ndihmës për njerëzit dhe paketën më të ulët anti-COVID në rajon dhe në Europë. Këto janë gjetjet e Fondit Monetar Ndërkombëtar. Për fat të keq konfirmoj gjithçka kemi thënë prej fillimit. Ky kryeministër dhe kjo qeveri kanë nxituar këto 6 muaj të bëjnë propagandë, kanë nxituar të japi miliona euro taksa të Shqiptarëve për një grusht njerëzish por nuk kanë bërë asgjë që duhet të bënin për t’ju ardhur në ndihmë familjeve të goditura nga pandemia, familjarëve dhe pacientëve të goditur në shëndetin e tyre nga pandemia familjarëve dhe biznesit dhe ekonomisë Shqiptare. Ky është konkluzioni.

Me fjalë të tjera Shqipëria i ka pasur dhe i ka mundësitë për t’ju ardhur në ndihmë edhe atyre që janë goditur në shëndetin e tyre dhe ekonomisë e cila po përjeton një krizë të dyfishtë, krizën e para pandemisë, se të themi të vërtetën ekonomia ishte në krizë para pandemisë dhe tani thellimin e kësaj krize. Shikoni, Maqedonia paketën e 4-të ekonomike, Kosova po bën pikërisht atë që sugjeruam në Shtator, 300 Euro për 3 muaj për punonjësit të cilët nuk arrijnë të marrin dot rrogën sepse kompanitë nuk arrijnë dot ti paguajnë. Është fiks ajo që kemi propozuar ne me paketën e Shtatorit. Të gjithë po bëjnë sa munden për të ndihmuar familjet në nevojë, për të ndihmuar biznesin, për të ndihmuar ekonominë. I vetmi që nuk e ka vënë ujin në zjarr është Edi Rama. Këtë tregon FMN-ja, është një tjetër kambanë alarmi dhe është një tjetër tregues i falimentimit të plotë politik dhe moral të kësaj qeverie dhe i nevojës së ngutshme për rotacion politik.”, u shpreh Basha.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...