Vrasja e Klodianit, Neritan Ceka: Faqe e zezë, polici që punon me muskuj, por pa tru

Tuesday, 08 December 2020 22:12

 

Sot pikërisht në ditën e Rinisë një efektik policie qëlloi për vdekje, Klodian Rashën, një djalë vetëm 25 vjeç vetëm pak metra larg banesës së tij.

Si e komenton politikani Neritan Ceka, i cili dikur ka mbajtur dhe postin e ish ministrit të Brendshëm të Shqipërisë?

 

Në një intervistë për Ora News, me gazetaren Matilda Mcini, Ceka thotë se ngjarje të tilla si ndërhyrja për shembjen e teatrit dhe vrasja e 25 vjeçarit tregon se policia nuk është e instruktuar dhe stërvitur për një situatë të tillë

Neritan Ceka për Ora News: Kjo tregon që policia nuk është e instruktuar dhe stërvitur për një situatë të tillë. Duhet sqaruar policia se ky nuk është shtetrrethim. Janë masa që synojnë parandalimin e sëmundjeve por nuk kanë të bëjnë me kriminelët.

Sjellja e policisë që qëllon një njeri në ikje është një tregues jo shumë pozitiv për rastin, por kjo nuk mund të përgjithësohet për të gjithë policinë shqiptare, e cila për fat të keq kohët e fundit, 2 – 3 vitet e fundit është në një presion politik dhe ka një përpjekje për ta kthyer në një polici politike.

U soll në mënyrën më jo profesionale e barbare me teatrin dhe aktorët. Ky duhet të jetë një turp në historinë e policisë demokratike shqiptare. Ky duhet të jetë një nga faqet më të zeza.

Ashtu siç është dhe mënyra e sjelljes me Kastriot Islamin. Polici e di kush është, ka një qytetar të rregullt, një profesor dhe sillen sikur kanë të bëjnë me një kriminel. Tek policia është futur mentaliteti i forcës. Një polici që duhet të punojë pa tru por me muskuj është gjëja më negative që mund të ndodhë kohët e fundit.”

Ia vlerëson meritat aty ku duhet por vë theksin tek edukata.

Neritan Ceka për Ora News: Ka sektorë dhe oficerë të policisë që janë jashtëzakonishtë profesionistë. Ka raste kur policia shqiptare është profesionale sa ajo Italiane, por ajo që i mungon është edukata.

Dal çdo ditë nga liqeni e shoh policë atje me bllokun e hapur të gjobave. Nuk e di kush ia mëson këto metoda për të diskretuar policinë.

Rrinë 6 – 10 policë tek diga ku një pjesë e popullsisë vijnë të festojnë. Ia nxijnë këtë ditë asaj popullsie. Nuk ka nevojë për manifestime të tilla idiote e skandaloze. Ai nuk mund të quhet polic, por xhandar, dhe krijon një hije të pakëndshme në suksesin që ka qenë policia në pjesën më të madhe të viteve të fundit.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...