Vrasja e Josif Budos në 1990 dhe vrasja e Klodian Rasha pas 30 vitesh,paralajmërime të rrëzimit të diktatures.

Tuesday, 08 December 2020 22:31

Në vitin 1990 u vra në Kavajë Josif Budo ,vrasje ashtu siç dinë komunistët,e pabesë, e rëndë , një djalë i ri në lule të moshës . Diktatura komuniste ishte në grahmat e fundit , bisha kafshon fortë në grahmat e fundit. U vra një djalë i ri nga policia kriminale e një prej diktaturave më të egra në Europë.
A ju kujton gjë ky përshkrim? Sot ne orët e para të mëngjesit në Tiranë, në zonën e Laprakës një 25 vjeçar është qëlluar për vdekje nga një polic,ku sipas njoftimit të uniformave blu i riu nuk i është bindur urdhrit për të ndaluar

Në një deklaratë për mediat, xhaxhai i Klodian Rashës, Hasan Rasha tha se Klodiani nuk ka patur asgjë me vete në momentin e ngjarjes, e aq më pak armë."Ka dalë me pi kafe. Ka pas dy hurma në dorë që i ka lënë në ballkon. Tani na kanë thënë që përfundimisht është i vdekur. Ka qenë i sëmurë përpara, por sot ka qenë në punë. Çfarë arme mor zotëri?! Babai ka qenë në gjumë dhe ka shku se “më ka kap djalin policia. Nuk dime asgjë. Dimë vetëm që është në morg“, u shpreh ai.

 

Diktatura e rilindjes është në grahmat e fundit . Bisha e plagosur kafshon me fortë,injoranca dhe mediokriteti i Lleshajt tejkalon dhe kriminelët . Klodiani, ashtu si Josifi u vra në lule të moshës ashtu siç dinë të vrasin komunistët dhe pjellat e tyre.

 

Modifikuar më Tuesday, 08 December 2020 22:38

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...