”Durrësi shtëpia juaj”, motoja e LSI-së për zhvillimin e munguar

E mërkurë, 09 December 2020 11:39

 

Mjekë, ekonomistë, juristë, artistë, inxhinierë, sportistë, studentë dhe profesionistë të tjerë, të rinj e të reja të mirëarsimuara po i bashkohen dita-ditës LSI-së në Durrës. Ndryshe nga mendësia e vjetër e politikës shqiptare e dyerve të mbyllura, LSI Durrës jo vetëm ka hapur dyert dhe ka mirëpritur këtë grupim me vlera të Durrësit por edhe ka përfshirë këto prurje në pozicionet drejtuese kyçe të strukturës së partisë, duke promovuar edhe vlerat e rinisë, gruas dhe vajzave.

 

Shembulli real i kësaj politike të re gjithëpërfshirëse të LSI-së, dhe mundësisë që i jep ajo figurave të reja, jam edhe unë. I paangazhuar kurrë më parë në politikë, i ardhur nga fusha e ekonomisë dhe kontabilitetit, por gjithmonë me dëshirë për të dhënë kontributin tim për Durrësin dhe vendin, besova në misionin dhe filozofinë e LSI për t’ia kthyer qytetin banorëve, për të rritur punësimin dhe numrin e bizneseve, si dhe për të punuar për një Shqipëri të zhvilluar dhe evropiane. Sot jam i privilegjuar të jem Zv/Kryetar i LSI Durrës dhe t’i shërbej me të gjitha aftësitë e mia qytetit dhe vendit tim.

Kjo rrugë e re e guximshme e LSI, do të konkretizohet me programe novatore për ekonominë, zhvillimin, turizmin, punësimin dhe zgjerimin e investimeve të huaja direkte në Durrës dhe me gjerë, dhe për të dhënë ndikim të favorshëm në ekonomi dhe industri si dhe rritjes së konkurrencës, duke rritur mirëqënien ekonomike të familjeve të qytetit.

Për këtë arsye, më e fortë se më parë, LSI shkon në zgjedhjet e 25 prillit si një forcë që organizon idetë, energjitë dhe punën e një grupi të motivuar për të dhënë rezultatet konkrete, për Durrësin dhe jo vetëm. Durrësi ka nevojë per energji të reja dhe për një vizion të ri për të ardhmen. Ai duhet të hedhë pas krahëve pasojat e tërmetit dhe pandemisë dhe te punojë fort për të rifituar vendin e tij si qyteti i dytë më i rëndësishëm i Shqipërisë. Me pozicionin gjeografik, turizmin, kulturën dhe historinë, por mbi të gjitha me burimet njerëzore të shkëlqyera që disponon.

Durrësi i ka të gjitha shanset ti rikthehet zhvillimi i munguar. Me dyer dhe mendësi të hapura, me elitën e qytetit që i bashkohet LSI -së dita-ditës, ne të gjithë së bashku do të punojmë me intensitet, për të bërë të mundur që me zgjedhjet e 25 Prillit, Durrësi të kthejë faqe nga problemet e kaluara e të hapë një kapitull të ri ku zhvillimi dhe prosperiteti janë i vetmi mision

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...