Raportuesja në PE prezanton draft-raportin: Shqipëria të përmbushë të gjitha kushtet, të ruhet marrëveshja e 5 qershorit

E Enjte, 10 December 2020 11:30

 

Raportuuesja për Shqipërinë në PE, Isabel Santos ka prezantuar draft-raportin për Shqipërinë sipas të cilës është fillestar dhe në vijim do të ndryshohet.

Santos ngre disa shqetësime për Shqipërinë, teksa bën thirrje që marrëveshja e 5 qershorit për ndryshimet në Kodin Zgjedhor të arritura me konsensus mes palëve të ruhet në të mirë të vendit.

 

Po ashtu ajo kërkon që Shqipëria të përmbushë të gjitha kushtet e caktuara nga BE edhe pse nuk mohon punën e madhe që ka bërë në këtë drejtim.

 

FJALA E ISABEL SANTOS NË PARLAMENTIN EUROPIAN
Dua ta nis prezantimin duke theksuar rrethanat ku ndodhemi tashmë, ndodhemi në pandemi, situatë të vështirë. Nuk kemi patur mundësi të kemi lidhje të drejtpërdrejtë me vendet që përfaqësojmë. Do e bëjmë këtë pasi të kalojmë këtë vështirësi.

Do vazhdojmë punën me delegacionin e Shqipërisë dhe BE, me amabasadorin Soreca. Dua të falënderoj ata që kanë punuar ngushtë me stafin tim që të prezantoj këtë draft-raport në kohën e duhur. Faleminderit për informacionin. Është draft fillestar. Sikur ndodh ka mundësi të ndryshohet sërish, do ketë disa ndryshime. Për shkak të disa kufizimeve s’kam pasur mundësi të sjell të gjitha faktet. Ky tekst do jetë më substancial në vazhdim.

Patjetër që jemi përqëndruar tek reformat. Në fakt nuk ka ndryshime thelbësore me të tjerat, pikëpamjet tona s’kanë ndryshuar me ato që kemi thënë më parë. Në draft-raportin tim, kam ndjekur edhe pikëpamjet e KE.

 

Kërkesat që ka bërë KE duhet të plotësohen. Kam edhe shqetësime që i kam prezantuar në raport. Jam e shqetësuar për shoqërinë civile, pjesëmarrjen e saj në proceset politike. Duhet të përfshihet. Të vijojë reforma kundër korrupsionit e krimit të organizuar, të përfundohet Reforma në Drejtësi. Shumë gjëra për të punuar. Të gjitha forcat politike duhet të përfshihen në normalizimin e jetës politike në vend.

E ardhmja e vendit, popullsi e re dhe e talentuar. Të krijohen kushtet që brezi i ri të qëndrojë. Ka shumë nga ata që kanë shprehur dëshirën për t’u larguar, apo janë larguar. Të krijohen mundësitë që ata të rikthehen. Shqipëria duhet të përmbushë të gjitha kushtet që ne i kemi vendosur.

Pavarësisht kushteve të pandemisë, Shqipëria ka punuar shumë për të plotësuar kushtet. U bë një marrëveshje e 5 qershorit që duhet të ruhet, në të mirë të vendit, për të pasur sa më shumë përfitime dhe vetë Shqipërinë. Dëshira e tyre për t’u bërë pjesë e BE është e madhe. Jam tashmë e interesuar çfarë do thonë kolegët për Shqipërinë

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...