Sot 30 vite nga themelimi i PD, Basha: E djathta i priu kthesës së ndryshimit. Shqipëria, në një situatë dramatike. Ja pse nuk mund të festojmë siç duhet

Premte, 11 December 2020 17:19

 

Kryedemorkati Lulzim Basha në 30-vjetorin e themelimit të Partisë Demokratike ka dhënë një mesazh për qytetarët shqiptare. Në një dalje publike për mediat, lideri i PD-së tha se PD nuk e ka rastësisht emrin Demokratike, pasi lindi nga lëvizja studentore.

Mes të tjerash ai tha se sot nuk mund të festohet ashtu siç do duhej, për shkak të pandemisë, apo dhe situatës pas vrasjes së Klodian Rashës nga një efektiv policie.

 

MESAZHI I BASHES
Te dashur miq, bashkëqyetarë kudo ku ndodheni,

Të dashur demokrate dhe demokratë,
Kjo është një ditë e shënuar jo vetëm për partinë tonë por për gjithë Shqipërinë.
Sot shënojmë 30 vjetorin e lindjes së partisë sonë por edhe të fillimit të kthesës së madhe të ndryshimit të cilit i priu Partia Demokratike e Shqipërisë.
Partia jonë nuk e ka rastësisht emrin demokratike, sepse zanafilla e saj është njëherazi edhe lindja e demokracisë në këtë vend.
Edhe sot e kësaj dite Partia Demokratike vazhdon të jetë mburoja dhe garantuesja e lirisë dhe demokracisë në këtë vend.
Ne jemi krenarë për trashëgiminë tonë dhe për rolin protagonist që Partia Demokratike ka luajtur në përballjen me sukses me sfidat më të mëdha të vendit tonë.
PD lindi nga levizja studentore, lindi nga guximi dhe vendosmeria per ndryshim, lindi per ta bere Shqiperine si gjithe europa. Ne bëme të mundur ndryshime rrënjësore te vendit. Antaresuam shqiperine ne NATO, hoqëm vizat dhe acancuam ne rrugen e integrimit europian, sollëm zhvillim ekonomik dhe infrastrukturor dhe hapëm vende pune. PD punoi cdo ditë që nga krijimi i saj per ceshtjen kombetare, per Kosoven e lire e te pavarur dhe te drejtat e shqiptareve kudo ku jane.

 

Ne jemi krenarë për angazhimin tonë për një të ardhme më të mirë për Shqipërinë dhe çdo qytetar në vendin tonë të dashur.
Por, përkundër ndjenjës së madhe të krenarisë që na mbush sot, është e vështirë të festojmë së bashku siç do duhej.
Eshtë e vështirë të festohet, sepse Shqipëria është në një situatë dramatike pas 7 vjet keqqeverisje.
7 vjet dështime dhe premtime të parealizuara – në çdo fushë.
Qeveria e Ramës e ka çuar ekonominë tonë drejt humnerës.
Ajo ka dhënë ndihmën më të ulët ekonomike për qytetarët e saj – më pak se çdo vend tjetër në botë.
Kostoja e jetës për qytetarët sa vjen e rritet.
Këtë shohim të gjithë kudo – në supermarkete, në dyqane ushqimore, në pikat e karburantit

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...