“Militantë të PS-së u infiltruan në protestë duke kryer dhunë barbare”/ Berisha: Edhe Policia u përlesh me ta. Media të…

Premte, 11 December 2020 17:21

 

Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se militantë të Partisë Socialiste janë infiltruar brenda protestës së mbrëmshme në Tiranë, duke sulmuar me egërsi shtazore qytetarët.

Sipas tij, ka pasur edhe persona të armatosur dhe mobilizuar nga kontingjentet kriminale.

Ai shton se këta persona të infiltruar kanë dëmtuar pronat private.

“Ju bej thirrje mediave t’i filmojnë këto grupe terroriste që të mund së shpejti të japin llogari për veprimet e tyre terroriste”- shton Berisha.

Reagimi i plotë:

Fallanga te militanteve te Partise Socialiste kunder demostruesve!

Miq, Edvin Kristaq Xhelati po çon vendin drejt konfliktit.

Mbreme demostruesit jane sulmuar nga grupe banda civilësh, prej tyre dhe te armatosur thuhet te mobilizuar nga kontingjentet kriminale te Partisë Socialiste, te cilët kanë sulmuar në pika të ndryshme te qytetit dhe jane sjelle me egërsi shtazore ndaj demonstruesve.

Ne raste te dhena ndaj ketyre bandave ka reaguar edhe vete narkopolicia edhe me përleshje me to.

Po keto grupe e banda nga kontingjentet e krimit te Partise Socialise kane sulmuar dhe shkaterruar ne qytet prona dhe objekte private

Denoj perdorimin e militanteve bandit e delinkuent te partise se krimit kunder demostruesve dhe objekteve, pronave private nje akt kriminal te denueshem dhe tejet te rrezikshem per vendin.

Ju bej thirrje mediave ti filmojne keto grupe terroriste qe te mund se shpejti te japin llogari per veprimet e tyre terroriste.

Sikunder paralajmeroj Edvin Kristaq Xhelatin, kete armik te eger te shqiptareve, i cili per karrigen dhe lekuren e tij nuk njeh ligj, parim as dhe moral pa shkelur, se do te mbash pergjegjesi direkte personale penale per keto akte tejet te rrezikshme antiligjore antikushtetuese. sb

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...